1769520355_inazhupa.jpg

Deputetja Ina Zhupa ka dalë kundër vendimit të Berishës për të bojkotuar komisionet e posaçme të Reformës zgjedhore dhe asaj Territoriale në mbledhjen e grupit parlamentar, raporton gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku. Zhupa thotë se duhet të jemi prezent për qytetarët dhe interesin publik. Deputetja thotë se puna e tyre do të vështirësohet nga kundërshtitë tona në komisione.

"Nuk duhet ta lëmë hapësirën bosh në Komisionin e Reformës Territoriale. Pavarësisht nëse na dëgjojnë apo nuk na dëgjojnë, ne shkojmë për qytetarët dhe interesin publik. Të jemi aty për dëgjesat me ekspertët, për të dhënë zgjidhjet tona, që qytetarët të na dëgjojnë se si e duam ne reformën territoriale t’u shërbejë atyre. Ata do ta kenë më të vështirë të na kundërshtojnë, sepse nuk kanë argumente, por e kanë shumë të lehtë ta kalojnë pa ne, sepse thonë: “Ju nuk ishit”, dhe kështu janë rehat. Unë i kam pyetur qytetarët e zonave te mia dhe me thonë merrni pjese. Ju ftoj dhe te bëni një sondazh do ju dali qe thonë merrni pjese. Votat nuk i kemi, por e kemi zërin tonë aty dhe kjo do të ketë rezonancë si te qytetarët, ashtu edhe te ndërkombëtarët, duke bërë propozime konkrete. Ne duhet të jemi shumёdimensionalë: edhe protestat t’i bëjmë, edhe në reforma të jemi prezentë, edhe analizën, edhe zgjedhjet. Jemi parti me kapacitete njerëzore dhe intelektuale; nuk kemi pse të ndjekim vetëm një rrugë dhe të braktisim të tjerat", mësohet të ketë thënë Zhupa.


Lajmi kryesor:

Deklaroi bojkotin te ‘Territorialja’, Berisha sprapset pas presionit të deputetëve! Boçi: Do marrim pjesë në Komision! Report Tv zbardh debatet në mbledhjen e grupit