Inagurohet rruga Ura e Mesit -
Prekal,Berisha:Opozita bllokuese

Inagurohet rruga Ura e Mesit - <br />Prekal,Berisha:Opozita bllokuese
SHKODER - Gjatë një vizite në komunën e Postribës ku inauguroi segmentin rrugor Ura e Mesit-Prekal, kryeministri Sali Berisha u shpreh optimist për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në vlerësimin e tij, modeli i suksesit dhe rritjes ekonomike ka përballë modelin e "taksës së Marksit" që propozohet nga Partia Socialiste. Berisha akuzoi opozitën se filozofia e saj është bllokimi dhe se kjo do t'i mbajë në bankinë edhe për shumë kohë.

“Modeli tjetër që kemi përballë është “taksa e Marksit”. Se çfarë i bëri Shqipërisë taksa e Marksit nuk mund ta harrojmë kurrë. Në një kohë kur na thoshin se jemi pa asnjë taksë, punonim si skllevër për shtetin diktatorial me taksa indirekte, 8 muaj të djersës sonë. Ndaj, ju jeni vet të mençur. Po shkojmë drejt një fushate elektorale, drejt një fitoreje të re. Themelore është të mbrojmë vizionin tonë. Me këtë vizion, ne po ndryshojmë Shqipërinë, me këtë vizion ne kemi ndërtuar në këtë vend mbi 10 mijë km rrugë, nga vetëm 2430 km të asfaltuara që ishin në 2005-ën”, u shpreh Kryeministri gjatë inaugurimit të sektorit rrugor Ura e Mesit-Prekal.

Ndërkaq Berisha tha se qëndrimi i socialistëve është bllokimi. “Cili është qëndrimi tjetër: Ai është një dhe vetëm një; “Bllok-bllokim -bllokator” – “Bllok-bllokim-bllokator”. Çdo gjë mund të quhet, por vetëm vizion nuk mund të quhet. Kaq është e tërë filozofia e tyre, ky është gjithë qëndrimi i tyre. Por e vërteta është se, siç kanë faktuar këto 8 vite Blloku, bllokimi ka luajtur më shumë se për këdo tjetër, për ata zotërinj që i ka mbajtur dhe do t’i mbajë në bankinë për shumë e shumë kohë”, tha Kryeministri i vendit, Sali Berisha.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Hidhet lëndë plasëse në oborrin e një shtëpie, nuk ka të lënduar

Divjakë/ Hidhet lëndë plasëse në oborrin e një shtëpie, nuk ka të lënduar