Inagurohet stadiumi “Elbasan
Arena”, Rama i shënon Berishës

Inagurohet stadiumi “Elbasan<br />Arena”, Rama i shënon Berishës
Inagurohet stadiumi “Elbasan Arena” me një kapacitet prej 12.500 vendesh me vlerë 5.5 milionë Euro. Të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit kanë qenë kryeministri Rama, ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, presidenti i FSHF, Armand Duka dhe figura të tjera të sportit shqiptar.

Interesimi për ndeshjen e parë inauguruese ka qenë mjaft i madh, jo vetëm nga qytetarët elbasanas, por edhe tifozë të mbërritur nga qytete të ndryshme të vendit për të parë nga afër transformimin që pësoi stadiumi i Elbasanit. Ceremonia ka nisur me himnin kombëtar, më pas janë gjuajtur penalltitë e para për të inauguruar portën.

Kryeministri ka respektuar kreun e FSHF, ministren e Arsimit, kreun e bashkisë dhe trajnerin De Biasi për të gjuajtur penalltinë i fundit duke shënuar gol në portën e mbrojtur nga Berisha. Rama dhe De Biasi kanë qenë të vetmit që kanë shënuar në portën e Berishës, teksa penalltitë e Dukës, Nikollës dhe Sejdinit kosovari i ka pritur. Pas gjuajtjeve të penalltive ka filluar ndeshja miqësore e parashikuar mes ekipit kombëtar të futbollit dhe ekipit U-19 të Elbasanit, e përfunduar 7-0 për kuqezinjtë e De Biasit


Golin ndaj Berishës, Rama me humor e shpjegon me gjendjen shëndetësore të ditëve të fundit. “Ndoshta Berishën e gënjeu mesi im që i shënova. Kënaqësi që një Berishë të lejon që t'i shënosh gol" tha ai. Më pas kryeministri u ndal te stadiumi. "Dukej sikur stadiumi nuk do arrihej të bëhej gati, por ia dolëm. Shpresoj që në këtë stadium të vijnë sa më shumë familjarë dhe ju siguroj që ky është vetëm fillimi. Jam shumë i lumtur që arritëm të përfundojmë këtë stadium sipas standardeve të FIFA-s, tashmë u takon çunave që të marrin rezultate të mira.

Dua t’ju siguroj që ne do bëjmë çmos që ta mbështesim sa më shumë futbollin. Me kampionatin kemi një problematike që ende nuk është zgjidhur. Kontrasti me stadiumet e tjera është shumë i madh. Objektivi është që stadiumi tjetër kombëtar të jetë me 20 mijë vende.

Ne do të bëjmë gjithçka që ekipi kombëtar të ketë jo vetëm mbështetjen morale por edhe atë financiare. Hap pas hapi ne do të jemi pranë. Kemi pasur një debat për punën e pistës, unë dhe presidenti donim vetëm fushën, por ministrja nuk na la dhe ne pranuam" përfundoi ai.


Shqipëria ndeshjen e parë zyrtare në stadiumin e ri që u inaugurua do ta zhvillojë më datë 11 Tetor përballë Danimarkës të vlefshme për eliminatoret e kampionatit Europian që do të zhvillohet në Francë. Pritshmëritë për ndeshjen e së shtunës janë maksimale, për shumë arsye, e mbi të gjitha për faktin që kuqezinjtë vijnë pas fitores ndeshjen e parë në fitores në Portugali dhe ndeshjen e parë në shtëpi për këto eliminatore e zhvillojë në një stadium të ri në shtëpi.

rama ne stadium
rama ne stadium
rama ne stadium


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e Paqes’

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e Paqes’