Inaugurimi i TKBO, Inva Mula: Nuk pranova ftesën si spektatore, nuk ua fal që s’bënë homazhe për prindërit e mi! Teatri duhet të drejtohet nga profesionistë të huaj

Inaugurimi i TKBO, Inva Mula: Nuk pranova ftesën si spektatore, nuk ua fal që s’bënë homazhe për prindërit e mi! Teatri duhet të drejtohet nga profesionistë të huaj

Sopranoja me famë botërore, Inva Mula nuk ishte e pranishme në inaugurimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit të rikostruktuar. Mula tha se Ministria e Kulturës i kishte bërë ftesë për të qenë e pranishme në inaugurim por nuk pranoi pasi ftesa i ishte dërguar si spektatore.

Në një intervistë për gazetaren Mira Kazhani, Mula ka deklaruar se TKOB duhet të drejtohet nga një profesionist i huaj, duke shfaqur në mënyrë indirekte marrëdhëniet e ftohta me drejtuesen e këtij institucioni, Zana Çelën. 

Mula pati pakënaqësi nga nata e inaugurimit ku tha se në të nuk u fol për prindërit e saj që kanë lënë një gurë të rëndësishëm në historinë e atij institucioni duke thënë se histori shkruhet nga njerëz të cilët ose nuk e njohin, ose janë dashakeqës.

 “TKOB duhet ndoshta të drejtohet nga një profesionist, i huaj. Edhe mos aludoni këtu se vetëm unë nuk e bëj atë gjë, për arsyen se kam akoma gjëra për të bërë. Nuk e them për veten time. Teatri duhet të mbahet nga profesionistë. Jam ftuar si spektatore, dhe nga Ministria e Kulturës si spektatore, por nuk e kam pranuar. Nuk mund të jem spektatore. Inva nuk mund të jetë spektatore. Unë mund të isha edhe 99 vjeç, prapë nuk do isha spektatore në një ngjarje të tillë. Se nuk ishte vetëm hapja e rinovimit të teatrit, por përkonte me një përvjetor të teatrit. Ky teatër ka një histori. Ky teatër ka një memorie e cila rëndon mbi supet e shumë artistëve. Po një peshë, një gur i rëndësishëm në këtë memorie është familja Mula aty brenda. Nuk bëhet fjalë për Invën. Bëhet fjalë për Nina dhe Avni Mulën. Nuk e di, por paskam bërë shumë mirë që s`kam qenë dhe si spektatore, pasi aty nuk është folur për prindërit e mi. Atje nuk ka dalë një imazh i premierës të Invës 22-vjeçare me Traviatën, që kam thyer të gjitha rekordet. Deri atëherë nuk kishte ndodhur një gjë e tillë. Domethënë, në qoftë se historia në Shqipëri do shkruhet nga njerëz të cilët ose nuk e njohin, ose janë dashakeqës”, tha Mula.

Pas më shumë se 4 vite e gjysmë, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit hapi dyert më 15 shtator 2021, ku në skenë u ngjitën dy yje të rangut botëror, si Ermonela Jaho dhe Placido Domingo. Mbrëmja gala nisi me një dokumentar për historikun e TKOB dhe çfarë ka ndodhur që nga dita kur nisi rikonstruksioni.

I.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 23/09/2021 10:23

    Te gjitha grate ruse qe ishin martuar me shqiptare u larguan nga shqiperia dhe u burgosen vetem nina mula vazhdoi punen pa u cenuar

    Përgjigju
  • rezi: 22/09/2021 18:31

    Kishte shumë që s'u përmëndën, që kanë dhënë më shumë se Nina e Avni Mula, kjo nuk do të thotë se nuk vlerësohen, por ti të tregoje se vlerëson brezat, po të përgjigjeshe do kishe shtuar dhe mendimet e tua në dokumentar...qytetaria shprehet në mënyra të tjera jo duke fyer të tjerët, sa për të huaj, s'ke arsye të kërkosh, koncerti ishte shumë i bukur dhe TKOB është bërë shumë i bukur. Unë e kam parë TRAVIATËN me Edit Mihalin dhe Gaqo Çakon, nuk i pashë në dokumentar, por kjo nuk do të thotë se nuk vlerësohen. Tregohu më modeste, se në shoqërinë kapitaliste nuk vlerësohesh si në shoqërinë ku prindërit e tu u vlerësuan.

    Përgjigju
    • Klasi dhe Kotesia nuk jetojne ne nje lagje: 22/09/2021 21:09

      Ajo shfaqi mendim e saj sic edhe ti bere tendin. Thua kish shume qe su permenden, sben asnje emer, klasi dhe botkuptimi yt, ste ve njeri faj. por kur thua kane dhene me shume...dhe kjo me beri kurioz si e mat dhenien shume apo pak??? Thua kam pare Traviaten me Edith dhe Gaqo. Sa mire per ty. Edhe une e kam pare ne itali me te tjere. Traviata ka qe nga 1850 e fiu qe jepet. Mula ( e bija) tha nje fjale tjter...e ka bere 22 vjece....dhe eshte rekordi per ate salle.. qe duhej permendur Modeste ajo?! Klasi nuk eshte uje mikja ime. Ajo ka klas. Dhe fatkeqesish ate se percakton dot ti qe se njef c'eshte.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën