Inaugurohet rruga “Kahreman Ylli'
Veliaj:Në shërbim të 5 mijë banorëve 

Pas ndërtimit të rrjetit të ri të ujësjellësit pak muaj më parë, rreth 5 mijë banorët që jetojnë në Rr. “Kahreman Ylli” në Kinostudio, tashmë kanë edhe një infrastrukturë moderne urbane.

Bashkia e Tiranës ka përfunduar në kohë rekord rindërtimin nga e para të rrugës “Kahreman Ylli” dhe të segmentit që e lidh atë me rrugën “Hysen Xhura”.

Punimet u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se rruga ofron standardet e nevojshme jo vetëm në sinjalistikë, por edhe në jetëgjatësinë e saj, pasi më parë janë kryer të gjitha punimet nëntokësore.
 
“Jam shumë i lumtur që kthehemi te Rr. “Kahreman Ylli”, një rrugë ku i kemi bërë gjërat për së mbari. Fillimisht shtruam ujësjellësin, bëmë kanalizimet, pusetat, pra gjithë rrjetin nëntokësor, e mandej bëmë shtresat e asfaltit, sinjalistikën, ndriçimin, gjelbërimin. Kjo është mënyra e duhur! Për të mos shkuar në Tiranën e 4 viteve të gjumit, ku fillimisht bëhej një asfalt dhe pastaj çahej toka për të bërë punimet e tjera”, tha kryebashkiaku Veliaj.
 
Ashtu si Rr. “Imer Ndregjoni”, apo një sërë investimesh të tjera që kemi bërë në Njësinë 4, Veliaj theksoi se edhe ky investim i jep jetë atij që në Planin e Përgjithshëm Vendor konsiderohet si një nga qendrat e Tiranës policentrike.

“Kjo është një rrugë që është bërë për së mbari dhe në këtë pol, që është poli i Kinostudios në Tiranën policentrike, pra një qendër më vete, them që kemi hedhur baza të mira”, shtoi Veliaj.
 
Ai tha se Bashkia e Tiranës, në vijim të detajimit të Planit të Përgjithshëm Vendor, po bashkëpunon me Universitetin e Harvard-it për të përcaktuar se si këto zona do të zhvillohen në pole të veçanta urbanistike.

“Kemi një ekip arkitektësh të Universitetit të Harvard-it, të cilët si për zonën e Kinostudios, edhe për Kombinatin, Laprakën, pra që janë qendrat e reja të Tiranës policentrike, deri në fund të verës do të përgatisin një plan urbanistik vetëm për këto qendra. Duke qenë se në këtë zonë kemi tashmë dy ministri, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Kulturës, duke qenë se i kemi marrë rrugët mbarë, duke zgjeruar hapësirat publike dhe po kthejmë lulishtet e reja, duke qenë se kemi investuar në kënde lodrash, duke qenë se shumica e bankave kanë degët e tyre, shkollat, gjimnazet, disa fakultete të Universitetit të Mjekësisë, pra ka mjaftueshëm shërbime administrative komerciale, për t’u trajtuar si një qendër më vete”, theksoi Veliaj.
 
Ndaj, theksoi ai, edhe ky investim që i vjen në ndihmë të gjithë banorëve, krijon edhe premisën që kjo zonë të jetë një nga qendrat e reja të Tiranës.

“Teksa po mbarojmë të gjitha këto investime, siç i kemi marrë rrugët mbarë, nga Fizika Bërthamore, këtu te “Kahreman Ylli”, deri ku kufizohet me Njësinë 3, ashtu duam që t’i japim fokus rehabilitues qendrës. Unë jam shumë i ndërgjegjshëm, sheshi “Skënderbej” ka dalë fantastik, po kështu “Pazari i Ri”, edhe “Bulevardi i Ri”, ama njerëzit nuk mund të dalin përditë në Sheshin “Skënderbej”, disa hapësira i duan në lagjet e tyre, si këtu në Kinostudio”, theksoi Veliaj.
 
Deputetja e PS, Blerina Gjylameti falenderoi Bashkinë e Tiranës për investimet në Njësinë 4 dhe theksoi se kjo është prova që bashkia nuk punon vetëm për fushatë, por në çdo kohë, me të njëjtin ritëm.

[gallery]23024[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen