Një shkollë estetike në Tiranë, me themeluese Maltina Braho dhe që është partner ekskluziv i Comfort Zone, përgatit profesionistët e suksesshëm të së nesërmes! 

Procesi mësimor ka nisur më 2 nëntor, ndërsa mbrëmjen e 17 nëntorit ka qenë dita zyrtare e inaugurimit të kësaj shkolle që mban emrin Tirana Esthetics and Style School, TESS. Në këtë festë morën pjesë shumë personazhe të njohura të jetës publike dhe dy personalitete të kompanive të njohura në botë Davide Manzoni nga Comfort Zone dhe Gabriele Brunelli nga Make up Forwever, partnerë të TESS. 

"Jam shumë i lumtur që jam këtu me miqtë shqipatrë dhe me bëhet qejfi se kjo është një festë e madhe për Shqipërinë, por edhe për mikeshën tonë Tinën. Për ne të Comfort Zone është një lumturi e madhe që po inagurojmë shkollën e parë jashtë kufijëv të Italisë, dhe nuk po e bëjmë as në Nju Jork as në Paris, as në Londër, por po bëjmë në Tiranë falë Tinës", u shpreh Manzoni. 

"Kam qenë për herë të parë në 2015-në në Tiranë dhe Tina më tregonte se donte të bënte një shkollë estetike. Atë ditë unë takoava dhe ambasadorin italian dhe në atë takim e kuptova se Tina vërtetëë donte ta haptë këtë shkollë. Po atë darkë nga ora 9.00 deri në orën 12.00 ajo fliste vetëm për ëndrrën e saj, të hapte shkollën. Po e rekomandoja të mos ta bënte këtë gjë, se më dukej një ëndërr shumë e madhe për atë që ajo donte. Në këtë diskutim humbi një person, që ishte një mashkull, dhe që kuptoi se një grua nëse do që ta bëj një gjë, ajo do t’ia dalë", shton Manzoni.

Të dyja kompanitë janë të gatshme për të krijuar hapësira pune në bizneset bashkëpunëtore në Itali, për studentët që përfundojnë studimet në TESS. 

"Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe po bashkëpunojmë me këtë projekt të rëndësishëm. Është pasioni ai që e bën ccdo gjë që të ecim përpara ashtu siç duhet në këtë ndërrmarrje", thotë Gabriele Brunelli.

Tirana Esthetics and Style School është frymëzuar nga dëshira për ta bërë estetikën dhe të bukurën pjesë të jetës së përditshme, kudo. Me profile të qarta dhe lëndët përkatëse, kjo është shkolla e parë, e vërtetë, e cila krijon profesionistë me njohuri të plota në programet e estetikës dhe make up përmes një programi rigoroz studimi. 

Atyre që janë të interesuar për Profilin Make Up, iu duhet të ndjekin një program 1-vjeҫar, që mundëson një formim të plotë gjithë përfshirës me njohuritë e nevojshme për profesionin e make-up artist. Ata do të jenë të përgatitur të plotësojnë të gjitha kërkesat si profesionistë të fushës në nivelet e kërkuara në industrinë e make up-it të ditëve të sotme. Ndërkohë, atyre që janë të interesuar për Profilin për Estetikë, iu duhet të ndjekin një program 2-vjeҫar.

Programi i studimit për estetistët synon të krijojë profesionistë në fushën e estetikës. Roli kryesor i estetistëve është të kujdesen për lëkurën dhe kjo mund të arrihet duke pasur një profil të plotësuar në 360 gradë për sa i përket të gjitha njohurive teorike, informacionit që merret nga studimet shkencore, e gjithashtu demonstrimeve dhe praktikave në të gjitha disiplinat e fushës. Në përfundim të programit Estetikë dhe Make up, studentët e kësaj shkolle do të pajisen me një çertifikatë të lëshuar nga Ministria përkatëse. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com