Rama konfirmon rikandidimin e Veliajt: Në mandatin e ri do bëjmë më shumë

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar sot rikandidimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës. Gjatë inaugurimit të zgjatimit të 'Bulevardit të Ri', Rama deklaroi se jo vetëm në këtë mandat do bëjnë më shumë se sa është bërë vitet e kaluara, por edhe në mandatin e ri qeverisës së bashku me kryebashkiakun do të bëjnë më shumë se sa është bërë në këto tre vite.

Projektet e bashkisë dhe të qeverisë për Tiranën, plus një sërë projektesh të përbashkëta, na jep mundësinë të themi se jo vetëm në këtë mandat të kryetarit të bashkisë ne do bëjmë shumë më tepër se sa është bërë në shumë vite, por në mandatin e ri qeverisës ne do bëjmë në bashkëpunim me kryetarin e bashkisë shumë më tepër se sa është bërë në këto tre vite.

kryeministri Edi Rama

Ndërkohë, pak javë më parë kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh në Report TV në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” i sigurt për rikandidimin e tij nga kryeministri Edi Rama, duke theksuar se është i pamundur moskandidimi i tij, pasi me Ramën është si 'mishi me thoin'.

Sa është afër mishi me thoin, aq jam unë me Edi Ramën. Nuk besoj se ka patur ndonjë kryetar bashkie që të ketë aq mbështetje dhe aq akses e suport sa kam unë tek Edi. Unë nuk mbaj mend që të ketë njeri që të ketë patur më shumë në historinë e Shqipërisë. U them paçi fat atyre që besojnë te cic micet e protaleve, sepse jeni rëndë.

Erion Veliaj, kryebashkiak

Në fjalën e tij, kryeministri Rama deklaroi se shumë shpejt do të marrë jetë në këtë bulevard edhe një park i ri, që do të jetë me përmasat e parkut te Liqeni i Tiranës.

Sikur ky bulevard të ndërtohej me ritmet e duhura katër vite para zgjedhjes së Erionit do duheshin 60 vjet për të arritur këtu ku jemi sot. Mbase dhe 30 vjet tjera për të shkuar aty ku do të shkojmë deri në fund të vitit 2019. Ne jemi koordinuar së bashku. Jo vetëm po ndërtohet një bulevard i ri dhe krijohet një mundësi e re qarkullimi për banorët, por së shpejti do të marrë jetë dhe një park i ri, si ai i Liqenit të Tiranës. Kjo është vepra e dytë në historinë e Tiranës sa i përket përmasës së gjelbër pas parkut të liqenit

Edi Rama, kryeministër

Më tej, Rama iu përgjigj akuzave të opozitës për ndërtimin e kullave në kryeqytet, duke e cilësuar atë një debat idiot, pasi sipas tij, kullat janë shprehjet më kuptimplota të zhvillimit të kryeqytetit.

Dua të nënvizoj dhe aspektin e zhvillimit ekonomik e social që do të sjellë çuarja përpara e kësaj pune, të dhënies së lejeve të ndërtimit për gjithë bllokun e ri që parashikon projekti dhe ku uroj të shohim sa më shpejt kulla të reja. Në Tiranë zhvillohet një debat idiot lidhur me ato që janë shprehjet më kuptimplota të zhvillimit të kryeqytetit, ndërtimet ikonike të Tiranës, kullat e planit francez, që do pasohen me kullat edhe në këtë anë të Tiranës. Bëhet fjalë për zhvillime të domosdoshme në të gjitha aspektet. Gjithçka thuhet lidhur me to për t’i kundërshutar është absurditet i plotë.

Do kemi jo thjesht blloqe të reja banimi, por blloqe të një cilësie tërësisht të re. Sfida jonë është një sfidë komplekse, shumë më e vështirë aty ku duhet rregulluar, se aty ku mund të nis gjithçka nga e para. Sa herë duhet të bëjmë diçka të re ne duhet të përballemi me problemet e trashëguara për shkak të ndërtimeve së prapthi në të shkuarën, pa leje dhe pa asnjë plan. Ndaj dhe kostoja e zhvillimit sot në Tiranë është kaq e lartë. E rëndësishme është se çdo hap që hedhim sot është hap i sigurt që e ofron të ardhmen e Tiranës për ata që jetojnë sot në Tiranë.

kryeministri Edi Rama

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:24
Nga Bulevardi dhe ndërtimi i Unazës së Pestë, te rehabilitimi i blv. “Zogu I”, ja projektet e Veliajt

Kryebashkiaku i Tiranë Erion Veliaj prezantoi sot projektin për rehabilitimin e lumit të Tiranës, ku do të hapet edhe segmenti i dytë në Bulevardin e Ri të Tiranës. Gjatë fjalës së tij Veliaj theksoi se në këtë zonë janë bërë shumë transformime, siç është edhe lumi i Tiranës.

“Besoj që ashtu siç kemi punuar me të njëjtën cilësi në sheshin “Skënderbej”, te Pazari i Ri, te parku i Liqenit apo dhjetëra projekte anembanë Tiranës, sot jemi në fazën e dytë të projektit të Bulevardit të Ri, shumë pranë Bregut të Lumit ndërkohë që mund të themi me gojën plot se kemi përfunduar me sukses rehabilitimin e Lumit të Tiranës, një gangrenë disavjeçare prej përmbytjeve dhe sot jemi në vitin e tretë pa përmbytje në Tiranë nga Lumi i Tiranës. Lajmi më i mirë është për njësitë 4,8 dhe 9 të cilat e prisnin stinën e reshjeve dhe të shirave me dorë në zemër dhe me një frikë të madhe që uji do të pushtonte banesat e tyre dhe sot më vjen mirë që jo vetëm nga deputetët e zonës, por nga të gjithë banorët ky është një problem që tingëllon si përrallë nga e kaluara dhe më në fund kemi një sistemim 8.3 km të Lumit të”, deklaroi Veliaj

Përsa i përket Bulevardit të Ri, Veliaj tha se po themelohet lagjja e parë ku e gjithë infrastruktura mendohet paraprakisht. Sipas kryebashkiakut kjo zonë pritet të strehojë rreth 100 mije persona deri në fund të vitit 2050. “Për herë të parë kemi ndërtuar një shtyllë kurrizore, kemi konceptuar të gjitha blloqet.  Në fund të këtij muaj zbardhet PDV-ja e gjithë lagjes së Bulevardit të Ri që ne besojmë do të strehojë deri në 100 mijë persona deri në fund të vitit 2050. Arsyeja pse e them këtë është për të kuptuar një realitet që Tirana është e destinuar të vazhdojë dhe të ritet. Sot INSTAT na tregon që Tirana ritet me ritmet 25 deri 30 mijë persona çdo vit. Do të thotë 7- deri në 8 mijë apartamente çdo vit. Edhe unë e ndaj shqetësimin që Tirana sot është e mbingarkuar. Sot jo nga aq nga ndërtimet me leje se sa nga ndërtimet pa leje.

Janë 160 mijë ndërtimet pa leje që na e shëmtojnë qytet, jo ato 160 me leje që paguajnë taksat dhe respektojnë të gjitha rregullat e urbanistikës. Por më në fund kemi një valvul shkarkimi, kemi një lagje të re e cila do themelohet mbarë, duke filluar nga ky Bulevard që është aksi kryesor dhe duke vazhduar me të gjitha kuartallat në të majtë dhe të djathtë të këtij bulevardi”,
tha ai, teksa shtoi se siç është sheshi Nënë Tereza Bulevardi i Ri do të përfundojë me një shesh ceremonial i cili bashkë me parqet lineare dhe me parkun Qendror do të jetë hapësira më e madhe rekreative brenda Tiranës, e ngjashme në përmasa me Parkun e Liqenit të Tiranës, ose me Parkun e Farkës dhe shumë herë më i madh se Parku Rinia.

Kreu i Bashkisë bëri të ditur se në këtë pjesë të bulevardit kanë shfaqur interes katër ambasada për t'u zhvendosur, ndërkohë që edhe Bashkia e Tiranës do të zhvendoset në Bulevardin e ri duke dhënë vetë e para shembullin. “Ne kemi vendosur që Bashkia e re të Tiranës gjithashtu të transferohet në Bulevardin e Ri, si një mënyrë për ta çliruar edhe ne qytetin nga rreth 100 zyra bashkiake që Bashkia ka në gjithë territorin e Tiranës dhe për ti koncentruar të gjitha shërbimet administrative në fillim të Bulevardit të Ri duke dhënë vet shembullin e parë se si mund të shfrytëzohet kjo valvul e re e shkarkimit urbanistik të qytetit të Tiranës.

Pas zbardhjes së PDV-së ne do të fillojmë zhvillimin e kësaj lagje, dhe më vjen mirë që ka rreth 4 ambasada të cilat gjithashtu po konsiderojnë transferimin në këtë lagje të re të Tiranës”,
tha Veliaj, teksa sqaroi se sëbashku me qeverinë do të vijojë puna për ndërtimin e Unazës së Pestë, e cila do ta bënte jo vetëm daljen dhe hyrjen nga Tirana nëpërmjet këtij bulevardi shumë të thjeshtë, por dhe lidhjen me rrugën e Rinasit dhe aeroportin.

Një tjetër investim që pritet të fillojë shumë  shpejt do të jetë rehabilitimi i bulevardit Zogu i Parë, i cili do t’i nënshtrohet rehabilitimit të plotë duke lidhur sheshin “Skënderbej” dhe Bulevardin e Ri. “Bulevardi Zogu i Parë, i cili lidh dy kryeveprat e urbanistikës moderne shqiptare, Sheshin Skëndërbej dhe Bulevardin e Ri, gjithashtu ka nevojë për një rifreskim dhe rikonstruksion. Kjo falë edhe fluksit të mjeteve që kemi çdo ditë. Është një tjetër projekt për të cilin ne do të flasim me miqtë tanë nga Fondi i Abu Dabit për tu siguruar që me të njëjtën cilësi me të cilin është punuar në Bulevardin e Ri dhe në sheshin “Skëndërbej” dhe pjesët lidhëse që është Bulevardi Zogu i Parë, si dhe fasadat dhe korsitë e biçikletave të kenë mundësi të zhvillohen”, tha ai.

Veliaj komentoi edhe ndërtimin e parkingjeve në Tiranë, ku pas atij të sheshit Skënderbej dhe të Bulevardit të ri, kryeqyteti do të ketë së shpejti edhe vende të reja duke zgjidhur këtë shqetësim për qytetarët. “Për herë të parë futëm konceptin e parkingjeve nëntokësore. Para tre vitesh as që flitej që Tirana të kishte parkingje nëntokësore publike. I pari u bë sheshin Skëndërbej, i dyti te Bulevardi i Ri, momentalisht jemi duke punuar për dy parkingje të tjera nëntokësore, te prona publike e Bashkisë te 7 Xhuxhat, ku pasi të mbarojë parkingu nëntokësor do të ketë sërish një kënd lojërash nga një dizajner dhe arkitekt shumë i njohur holandez, dhe parkimi tjetër te Sheshi Italia, përballë Stadiumi Qemal Stafa, për të rritur kapacitet e parkimit në të gjitha shërbimet që ofron sheshi Nënë Tereza, por sigurisht edhe për të fuqizuar shërbimet e parkimit për stadiumin Qemal Stafa”, u shpreh Veliaj.

Në fjalën e tij, Veliaj kishte edhe një apel për qytetarët, ndërsa tha se Tirana ka shansin për të vijuar përpara me të njëjtin ritëm për të rikuperuar kohën e humbur. “Miqtë e mi unë dua të bëj një apel që për këtë projekt apo për projekt të tjera siç mund të jenë teatri, siç mund të jenë zhvillimi i liqenit të Farkës, liqenit të Kasharit, liqenit të Prushit, siç kemi projekte të tjera për zgjerimin e Lanës në të dyja anët, si në veri, si në jug, pra si nga Pallati me Shigjeta ashtu edhe në drejtim të Shkozës, ne na duhet më pak histeri dhe më shumë histori. Kemi shans që të vazhdojmë kohën me të njëjtin ritëm, me të njëjtën shpejtësi, të rikuperojmë atë që kemi humbur dhe mos mësojmë më lemza 40-vjeçare si ajo e 2011 ku për 4 vite Tirana humbi një kohë shumë të çmuar”, tha Veliaj.

Ora 12:09
Hapet segmenti i dytë i 'Bulevardit të Ri', Rama: Së shpejti dhe park

Bulevardi i Ri, një nga projektet më madhore të Bashkisë së Tiranës vijon të shtrihet më tej dhe tanimë ai lidhet me rrugët në lindje e perëndim, duke krijuar një rritje të mundësive të qarkullimit për banorët e Bregut të Lumit.

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Vleiaj, inspektuan së bashku hapjen e segmentit të dytë të Bulevardit të ri si dhe përfundimin e projektit për rehabilitimin e lumit të Tiranës, i cili për herë të parë ka shpëtuar nga përmbytjet mijëra familje.

Teksa komentoi projektin, Rama tha se Tirana tashmë do të ketë edhe një sipërfaqe të gjelbër të krahasueshme për nga përmasat me Parkun e Liqenit.

“Jo vetëm që kemi një aks të ri ekologjik në vijën e lumit të Tiranës, jo vetëm me kryerjen e këtyre punimeve krijohet një mundësi e re qarkullimi për banorët. Por së shpejti do të marrë jetë dhe një park i ri qendror dhe gjithë volumi i hapësirës së gjelbëruar dhe i atraksioneve të një parku, një volum plotësisht i krahasueshëm me atë që sot është Parku ekzistues i Liqenit të Tiranës dhe kjo është një vepër që është e dyta në historinë e qytetit në përmasën e gjelbër pas parkut të liqenit të Tiranës”, shtoi Rama.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babke Fahriu "gjarpri nen gur": 06/05/2018 23:57

    Si do te fitoj Erjoni perballe kandidatit dinjitoz te PD ne Tirane Klevis Balliu i II-te ?

    Përgjigju
  • Babka Fahri "gjarpri nen gur": 06/05/2018 23:43

    Po ne prishem Zogun e Zi jo kete palo bulevrad

    Përgjigju
    • Kafsha: 07/05/2018 08:47

      U prish hapsira e qëndrës së Tiranës e cila U NDERTUA NGA ITALIANËT NË PROPORCION ME NDËRTESAT E MINISTRIVE, sepse ai volum ndërtesash, kërkonte atë hapsirë. A ishin budallenj italianët a si?

  • Bim Tironci: 06/05/2018 17:56

    RROFTE LALI ERI SI KRYEMINISTER

    Përgjigju
  • Kamaleoni: 06/05/2018 15:05

    Thuaj troc qe se do fare po ske cben se i ka bo vend vetes, ne nje vend me demokraci normale lali do ishte te karrigia jote pas mega skandaleve qe te kan pellcitur ne dore e qe ke gatuar, e stanjacionit ekonomik qe ke thurur bashke me doktorin e shkencave ne min finac...tani o burra rikonfirmo kokat e krimit ne rrethet qe spo i cilesoj se i din gjithe mileti edhe pse eshte dele e i voton...

    Përgjigju
  • Bledi: 06/05/2018 14:39

    A sa mire, mandatin tjeter na premto qe do na e rrisesh cmimin ujit 5000 lek/m3, qe do paguajm per shtepine nga 2000 lek ne muaj sikur te jemi me qera ne shtepine tone dhe se se shpejti dhe ajo rreze dielli qe na bie ne dritare nuk do bie me se Tirana ska nevoje per hapsira por per kulla. Brravo Lali genjeji katunaret me nje cope rruge biciklete, por halli im nuk eshte se ti e merito vendin por ti bej qef se nuk ke rival.

    Përgjigju
  • Kombinatsi: 06/05/2018 13:57

    Lali ERIN duam ta shohim si kryeminister ed Rama po e ben si e beri me Ilir METEN i ben paraemrim per ta hequr qafe si rival

    Përgjigju
  • Qmili i Haxhiut: 06/05/2018 13:41

    E prishën dhe kët nga menja i futën dëshirën për pushtet. Pagëzojeni në vezirin e ri. Dakot pashallarë me nga 5 mandate do ta mësojnë si me nejt pushteteve

    Përgjigju
  • Nxnxnxxn: 06/05/2018 13:18

    Sikur e vendosin strukturat, apo parti=kryetar=individ?!

    Përgjigju
  • Kafsha: 06/05/2018 12:10

    Budallallëk jo se ai nuk e meriton, por budallallëk sepse ne duam që në fund të fundit, politikanët duhet të kuptojnë se nuk janë të përjetshëm. NUK DUAM MË BASHKIAKË TË PËRJETSHËM, SULLTANË ME NGA 4-5-6 MANDETE. 4 vjet maksimiumi! Bëre nuk bëre punë...gishtin n’sumë dhe vazhdo jetën si gjith të tjerët, dhe jo duke ndenjur karrigeve e duke u paguar.

    Përgjigju
    • Blenard: 06/05/2018 14:02

      Jo mo ver nonje pello nga keta te pd e cojeni prap tiranen ku e la luli gajde hajde shyqyre qe ky lali mendon disi jo se ku esht perendia vet

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare