Po sikur Rama të mos ju rikandidojë? Veliaj: E pamundur, jemi si 'mishi me thoin'!

I ftuar sot në Report TV në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Erion Veliaj, e nisi intervistën e tij sa i takon marrëdhënies mes tij dhe Edi Ramës. Ai u shpreh i bindur se kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama, do ta rikandidojë për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës.

Fokus i punës së tij, tha Veliaj, është kryeqyteti dhe jo zërat që e cilësojnë atë pasues të Edi Ramës në qeverisje dhe PS. 

Nuk besoj se ka patur ndonjë kryetar bashkie që të ketë aq mbështetje dhe aq akses e suport sa kam unë tek Edi. Unë nuk mbaj mend që të ketë njeri që të ketë patur më shumë në historinë e Shqipërisë. U them paçi fat atyre që besojnë te cic micet e protaleve, sepse jeni rëndë.

Secili prej nesh është caktuar që të amdinistrojë qytetin, unë kam kërkuar konsensus jo vetëm nga LSI por dhe nga PD. Të njëjtën gjë po bën sot kryeministri kur fton edhe opozitën për zhvillimin e vendit. Besoj që qasja e Edi Ramës që ka në qeveirnë qendrore dhe që përqafohet edhe nhga qeverisja vendore, është për të mirën e vendit". 

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës

Veliaj flet edhe për akuzat ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Mesazhet e koduara të Tahirit, Veliaj thotë se nuk i ka dëgjuar, ndërsa thekson se detyrë e ish-ministrit është të provojë të drejtën e tij përballë akuzave të drejtësisë.

Nëse nuk iu rikandidon Rama?
Veliaj:
 S'besoj se do ta kemi këtë sfidë.

Rama u pyet për këtë gjë dhe nuk e mohoi...
Veliaj:
Ne nuk shohim arsye se përse disa të kenë status preferencial. Të gjithë ata që kanë punuar mirë besoj se do të konfirmohen. Ndërsa disa që mund ta kenë zhgënjyer PS, duhet t’ia lënë radhën dikujt që e bën më mirë.

Nëse nuk iu jep një mundësi të dytë? Mendohet se rritja juaj, e vë në hije atë...
Veliaj:
Sa është afër mishi me thoin, aq jam unë me Edi Ramën. Fati im që kryeministri ka qenë vetë kryetar bashkie. Kush ka brenga të tilla dhe shpreson se fitorja do t’u vijë nga këto thashetheme.

Kur e ke takuar për herë të fundit Ramën?
Veliaj: Para një jave...

Ju thoni se jeni si mishi me thoin, por ai si e konsideron?
Veliaj: Besoj reciproke. 

Komunikoni?
Veliaj: Flasim për ditë. 

Çfarë ndjeni kur ju thonë pasues i Ramës?
Veliaj: Mua më intereson qyteti i Tiranës. Kam një fat që nuk shoh Tv dhe nuk ndjek as lajme, kolegët e shtypit më bëjnë një rezyme përditë. Në këtë fazë nuk mendoj. Tre vjet bëhen në 21 qershor nga zgjedhja dhe në korrik, 3 vjet nga betimi. Jam i dedikuar plotësisht. 

Mendoni se mund të kandidoni për kryetar të PS?
Veliaj: Përtej humorit është një gjë që nuk e kam në radar fare. Jam fokusuar me gjithë qytetin që sot po funksionon si skuadër, sot është njëj qytet që mbjell pemë, rregullon kopshte shkola, ka dalë përtej mureve të bashkisë. Njerëzit janë bërë bashkë për ta çuar këtë qytet përpara.

Si i cilësoni mesazhet e koduara të Tahirit...
Veliaj: Nuk i kam ndjekur. Jam një njeri shumë i lumtur që nuk shoh lajme, fare. 

Tahiri tha, nuk ka bir nënë dhe bir kurve që të më trembë mua...
Veliaj: Nëse dikush i ka thënë trembesh, i është përgjigjur në mënyrë popullore që nuk trembem. Çfarë duhet të komentojë kryetari i bashkisë? 

A duhet të ishte aprovuar kërkesa e prokurorisë për arrestimin?
Veliaj: Kam tre vjet që s’jam në parlament, në qeveri, kolegu jonë të përballet me drejtësinë dhe të provojë të drejtën e tij. Duhet pyetur dikush që ka qenë në komision, unë s’kam parë një gjë t tillë. Të provojë të vërtetën e vet. 

Kaq shumë di Tahiri sa të shantazhojë...
Veliaj: Në atë komision nuk u dha një provë që të justifikonte arrestin me burg. Saimiri është në këtë qytet, nuk është larguar, është në gatishmëri të kësaj drejtësie. 

Pse PS i ofroi mbrojtje?
Veliaj: PS s’i ka ofruar mbrojtje askujt. Ka larguar shumë anëtarë kur ka pasur insinuata për probleme me drejtësinë. PS është e fundit që mund të shantazhohet, nuk është fare ky proces. 

A e shihni të mundshëm rikthimin e tij në PS?
Veliaj: Pas këtij procesi duhet të vendosë ai se cili do jetë angazhimi politik. 

Skena politike, shikoni një kalbje të saj se janë të njëjtat figura prej 20 vjetësh? Mendoni se ka ardhur momenti për një përmbysje si në Itali apo Francë?

Veliaj: Besoj që pyetja juaj, ose supozimi juaj është gjysmë i vërtetë. Po të shikosh sot se si opozita nuk arrin të gjejë veten ndërkohë që momenti i të qenit në opozitë është momenti më i mirë për të afruar njerëz të rinj, energji të reja, ide të reja, për të bërë aleanca me grupe të ndryshe shoqërore që mund të japin gjak të ri dhe të pompojnë ide të reja në makinerinë e opozitës, fatkeqësisht kjo nuk po ndodh.

Ne kemi një opozitë që shkon në parlament bën shfaqje dhe largohet. E njëjta gjë ndodh edhe në bashki. Bëhet një gjurulldi në fillim dhe ti aty e kupton që këta vetëm interesin publik nuk e kanë.

Ndërkohë pjesa e dytë e supozimit nuk është e vërtetë se nuk më rezulton që po ndodh kjo në qeveri. Ne kemi një kohortë me zëvendësministra të rinj, energjikë, shumica femra, jo vetëm nga Shqipëria edhe nga Kosova që unë besoj e bën Edi Ramën fitues. Edi Rama është winner, është fitues sepse ka arritur që në çdo fitore që jo vetëm ta rimarrë të mirëqenë por të rishpikë sërish vetveten.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:21
Veliaj: Edi Rama është “winner”, opozita pa alternativë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke folur gjatë emisionit “5 pyetje nga Babaramo”, vlerësoi rinovimin e vazhdueshëm që ka pësuar PS dhe qeverisja, duke sjellë elementë të rinj që i kanë dhënë më shumë jetë dhe energji.

Ai theksoi se kjo e bën kryeministrin Rama fitues përballë një opozite që nuk arrin të organizohet dhe të shfaqet si një alternativë serioze.

Skena politike, shikoni një kalbje të saj se janë të njëjtat figura prej 20 vjetësh? Mendoni se ka ardhur momenti për një përmbysje si në Itali apo Francë?
Besoj që pyetja juaj, ose supozimi juaj është gjysmë i vërtetë. Po të shikosh sot se si opozita nuk arrin të gjejë veten ndërkohë që momenti i të qenit në opozitë është momenti më i mirë për të afruar njerëz të rinj, energji të reja, ide të reja, për të bërë aleanca me grupe të ndryshe shoqërore që mund të japin gjak të ri dhe të pompojnë ide të reja në makinerinë e opozitës, fatkeqësisht kjo nuk po ndodh.
Ne kemi një opozitë që shkon në parlament bën shfaqje dhe largohet. E njëjta gjë ndodh edhe në bashki. Bëhet një gjyrylldi në fillim dhe ti aty e kupton që këta vetëm interesin publik nuk e kanë.


Ndërkohë pjesa e dytë e supozimit nuk është e vërtetë se nuk më rezulton që po ndodh kjo në qeveri. Ne kemi një kohortë me zëvendësministra të rinj, energjikë, shumica femra, jo vetëm nga Shqipëria edhe nga Kosova që unë besoj e bën Edi Ramën fitues. Edi Rama është winner, është fitues sepse ka arritur që në çdo fitore që jo vetëm ta rimarrë të mirëqenë por të rishpikë sërish vetveten.

Edi Rama, kryetar i bashkisë së Tiranës

Ora 22:55
Investimet në Tiranë, Veliaj: “Shqiponja” me mbikalim, do ribëjmë segmentin Kombinat-Plepa

Vera që vjen do ta gjejë Tiranën në një kantier të vërtetë të punëve infrastrukturore. Bashkia e Tiranës do të nisë një sërë investimesh të rëndësishme që kanë të bëjnë kryesisht me transportin dhe sistemimin e disa prej hyrjeve dhe akseve kryesore në qytet.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës duke folur gjatë emisionit “5 pyetje nga Babaramo” bëri të ditur se së shpejti do të nisë investimi në pjesën e Unazës nga “Pallati me Shigjeta” deri te “Shqiponja”, çka pritet të sjellë një lehtësim të ndjeshëm të lëvizjes se mjeteve në këtë aks. 

Ai deklaroi gjithashtu se kanë nisur bisedimet me disa nga bankat ndërkombëtare për mundësinë e financimit dhe të ribërjes së aksit Kombinat – Plepa.

“Kemi folur me disa banka zhvillimi ndërkombëtare për mundësinë e financimit të ribërjes të rrugës nga Kombinati në Plepa. Ajo është një zonë që ka shumë potencial, tani edhe industrial. Shumë prej mini-punishteve, fabrikave me 200-300 punonjës kanë filluar transferimin në atë zonë. Kështu është planifikuar edhe në planin urbanistik. Rruga Kombinat –Plepa është një rrugë nacionale, ka ardhur nevoja që edhe shtresat të rishihen dhe ndoshta te kemi më shumë zgjerim. Jemi duke folur me FSHZH dhe ARRSH që të fillojmë edhe aty një investim”.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës

Në zonën e Kombinatit është parashikuar edhe ndërtimi i një terminali të panaireve që do të rivitalizojë gjithë këtë zonë duke e kthyer në një nga poliqendrat e Tiranës moderne, ndërkohë që e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe në Kinostudio.

Kreu i Bashkisë dha një tjetër lajm të mirë edhe sa i takon akseve të tjera hyrëse në Tiranë, të cilat jo vetëm do të lehtësojnë dhe do të rrisin qarkullimin e automjeteve që hyjnë e dalin nga Tirana, por njëkohësisht pritet që të japin një impuls tepër pozitiv edhe në ekonomi.

“Një tjetër hyrje është ajo e IKV në Kinostudio që sjell gjithë Malësinë e Tiranës, ku malësia e Dajtit, e Priskës ka atë akses. Kemi marrë sot një draft të parë të një hyrje që duam të organizojmë në Tufinë, që përfundon rruga e Arbrit. Aty po projektojmë që tani për terminal autobusësh dhe për verilindjen të paktën do jetë ajo hyrje e Tiranë”. 

Erion Veliaj, kryetar i bashkisë Tiranë 

Si do zgjidhet çështja e trafikut?
Në një qytet të madh ka gjithnjë trafik, është gënjështar ai kryetar bashkie që thotë s’do ketë më trafik. Kompania gjermanë që mat trafikun në Tiranë, ka 20% më pak. Kemi pasur 25 hotspote  Sot kemi 1-2 hotspote, “Shqiponja” dhe segmenti “Teodor Keko” ndërkohë është zgjidhur pjesa nga pallati me shigjeta-Farkë. Tek Shqiponja do ketë mbikalim e nënkalim që besoj se do ta zgjidhë këtë. Kur unë kam takime në qeveri e kam më të lehtë të shkoj me biçikletë në korsitë e dedikuara. Ta heqim iluzonin që Tirana s’do ketë trafik.

Shqiponja dhe Teodor Keko, Unaza e Astirit do fillojmë për punë javësh investimin. Do ketë zgjidhje sepse ka qenë ish- komuna Kashar e bërë  komplet pa plan. Bashkia e Tiranës do bëjë rrugët pingule,  ARRSH do bëjë rrugët tangenciale. Pra ky është plani, ne do fillojmë me bulevardet kryesor të Kasharit në të gjithë zonën e “Astririt”, qeveria do bëjë të gjithë aksin që quhet “Teodor Keko”, ose Unaza e Re.

Ka në projekt për një hyrje që trafiku nga veriu..
Ne sot kemi diskutuar, kemi marrë sot një draft të parë të një hyrje që duam të organizojmë në Tufinë, që përfundon rruga e Arbrit, aty po projektojmë që tani për terminal autobusësh dhe përfundimit të trafikut interurban ndaj për verilindjen të paktën do jetë ajo hyrje e Tiranë . Kemi folur me disa bankat e zhvillimit ndërkombëtare për mundësinë e ribërjes të rrugës nga Kombinati në Plepa. Ne duam të bëjmë një terminal të panaireve në zonën e Kombinatit, të njëjtën gjë me Kinostudion dhe mëto dy hyrje të reja, rruga Kombinat –Plepa.

Ora 21:38
Mesazhet e Tahirit, Veliaj: Nuk shoh lajme, ish-ministri të provojë të vërtetën e vet

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar edhe mesazhet e Saimir Tahirit pas seancës së Kuvendit javën e kaluar.

Te "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Veliaj tha se nuk sheh lajme, ndërsa shtoi se detyrë e ish-ministrit është të provojë të vërtetën e vet përballë akuzave të drejtësisë. 

Kam tre vjet që s’jam në parlament, në qeveri, kolegu jonë të përballet me drejtësinë dhe të provojë të drejtën e tij. Duhet pyetur dikush që ka qenë në komision, unë s’kam parë një gjë të tillë. Ai të provojë të vërtetën e vet.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës

Pjesë nga intervista:

Si i cilësoni mesazhet e koduara të Tahirit...
Veliaj
: Nuk i kam ndjekur. Jam një njeri shumë i lumtur që nuk shoh lajme, fare. 

Tahiri tha, nuk ka bir nënë dhe bir kurve që të më trembë mua...
Veliaj:
Nëse dikush i ka thënë trembesh, i është përgjigjur në mënyrë popullore që nuk trembem. Çfarë duhet të komentojë kryetari i bashkisë? 

A duhet të ishte aprovuar kërkesa e prokurorisë për arrestimin?
Veliaj
: Kam tre vjet që s’jam në parlament, në qeveri, kolegu jonë të përballet me drejtësinë dhe të provojë të drejtën e tij. Duhet pyetur dikush që ka qenë në komision, unë s’kam parë një gjë të tillë. Ai të provojë të vërtetën e vet. 

Kaq shumë di Tahiri sa të shantazhojë...
Veliaj:
Në atë komision nuk u dha një provë që të justifikonte arrestin me burg. Saimiri është në këtë qytet, nuk është larguar, është në gatishmëri të kësaj drejtësie. 

Pse PS i ofroi mbrojtje?
Veliaj:
PS s’i ka ofruar mbrojtje askujt. Ka larguar shumë anëtarë kur ka pasur insinuata për probleme me drejtësinë. PS është e fundit që mund të shantazhohet, nuk është fare ky proces. 

A e shihni të mundshëm rikthimin e tij në PS?
Veliaj:
Pas këtij procesi duhet të vendosë ai se cili do jetë angazhimi politik. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • besi: 23/04/2018 22:25

    Tirana eshte me fat qe ka nje njeri me logjike dhe punetor si ju Z.Kryetar

    Përgjigju
    • prushi: 24/04/2018 11:03

      Eshte shume punetor, gjithe diten me lopate ne dore

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Urim nga Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken: Marrëdhëniet e ngushta mes dy kombeve janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta

112-vjetori i Pavarësisë/ Urim nga Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken: Marrëdhëniet e ngushta mes dy kombeve janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta