Inceneratorët, Basha: Brenda 8 orësh u miratuan 17 vendime fshehurazi! Ish-anëtari i bandës së Lushnjës mori përsipër biznesin e plehrave

Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i Partisë Demokratike foli për hetimin e Komisionit për Inceneratorët. Basha tha se brenda 8 orësh qeveria ka miratuar 17 vendime për të bërë fshehurazi procedurat për Inceneratorët duke i dhënë mundësinë dikujt të garojë pa garë.

“Je keni dëgjuar me dokumente fakte prova që ne kemi disponuar. Janë mbledhur tre shokë. Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe parafolësi (Arben Ahmetaj). Kanë shkuar te kryeministri i kanë thënë është ky biznesmeni i plehrave. Gjërat kanë shkuar fjollë duke hedhur poshtë investimin e qeverisë gjermane dhe banka botërore. E kanë parë reagimin publik të Partisë Demokratike dhe pastaj kanë procedura në fshehtësi. Si e tregon fakti që brenda 8 orëve kanë miratuar 17 vendime. Që t’i jepet dikujt pa garë mundësia të garojë. Dhe pastaj me një skemë krejt tjetër i njëjti person përfitoi 23 mln euro me Inceneratorin e Fierit. Burra 60-vjeçarë në komision nuk e shpjegonin dot pse kanë hedhur firmën”, tha Basha.

Basha u shpreh se është e pamundur ta bëjë këtë një person i vetëm pa asnjë eksperiencë përveç faktit që sipas tij ka qenë anëtar i bandës së Lushnjes.

“Një aferë që në tërësi është gdhehur në kokat e çdo shqiptari. 430 mln euro. Shqiptarët e kanë kuptuar. A ka mendje që të mos e kuptojë këtë çështje. Është e pamundur që një njeri i vetëm pa asnjë përvojë përveç asaj që ka pasur si anëtar i bandës së Lushnjes. Papritur u bë zgjidhësi i madh i problemit të plehrave në Shqipëri. Pse ka krijuar dhjetëra kompani”, deklaroi ai.


Lajmi kryesor:

Raporti i Tabakut për inceneratorët nuk merr as votat e opozitës, rrëzohet me shumicë të cilësuar në Kuvend! Basha: Tani topi në SPAK! Ahmetaj: Shqipëria, një mal plehrash në 2013


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja