Inceneratorët/ Basha: Ka indicie SPAK të veprojë! Të enjten e kaluar do arrestohej një anëtar i PS-së, makina u kthye pas! I përgjigjet kryeministrit për 'burgun': Do shkoja vetëm për t'i çuar cigare Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në fjalën e tij jashtë Kuvendit, i bëri thirrje drejtësisë se me të dhënat e Komisionit Hetimor tashmë ka indicie ligjore që SPAK të veproje. Sipas Bashës, koha për drejtësinë është e çmuar, kjo pasi ato që janë përfshirë mund të shkatërrojnë provat dhe intimidojnë dëshmitarët.

‘Komisioni Tabaku ja ka dalë që të zbardhë aferën e inceneratorëve. 430 milionë euro i janë zhvatur qytetarëve shqiptar. Është e turpshme sesi sot përpiqet të zhbëhet ajo se si gjithë shqiptarët e kanë ndjekur. Është e turpshme të mbulohet dielli me shoshë. Për herë të parë komisioni hetimor është transmetuar nga të gjitha mediat. I bëj thirrje prokurorëve të SPAK, pasi përmasat e këtij skandali janë zbuluar me fakte konkrete. Çdo moment që kalon është i çmuar për drejtësinë, pasi ato që dëshmuan para komisionit mund të shkatërrojnë provat, intimidojnë dëshmitarët, shumë detaje kanë humbur në raportim, kjo pasi ka qenë një maratonë. Anëtarët e PS-së kanë bllokuar dëshmitë e disa anëtarëve, dëshmitë e gazetarëve, punonjësve të cilët janë detyruar që të firmosin. Secili nga faktet e aferës së inceneratorëve përbën indicie ligjore të SPAK-ut për të vepruar.’ BKH duhet të kishte vepruar tashmë- tha Basha.

Basha tha se në kuadër të fakteve të grumbulluara një burim i sigurtë i pakonfirmuar akoma, tregon se të enjten e kaluar një anëtar i PS-së, deputet, duhet që të ishte arrestuar, por makina është kthyer pas.

“Ne kemi raportime të pakonfirmuara, se të enjten e kaluar është nisur procesi i arrestimit të një prej zyrtarëve më të lartë të qeverisë dhe është kthyer mbrapsht. Ne kemi fakte të pa konfirmuara. Kur i them nuk i luan as topi. Raportime të pakonfirmuara, për sjellje të njëjtë në raport të paktën me një anëtar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.  Anëtar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe deputet, përndryshe do e thoja ministër. Ndërkohë që komisioni hetimor ka nxjerrë në pah përgjegjësitë e kryebashkiakëve dhe të ministrave. Çfarë prisni më? Edhe një herë. Të flasim njëherë si njerëz me njëri tjetrin. Bëhet fjalë për bukën e fëmijëve shqiptarë, bëhet fjalë për bukën e prindërve, pensionistëve shqiptarë, bëhet fjalë për shkollat, spitalet, përditshmërinë e shqiptarëve. Imagjinoni se çfarë mund të ishte bërë me këtë shumë, është një shumë që shumica e shqiptarëve nuk e kuptojnë. 430 milion Euro nuk e kuptojnë.'- tha Basha.

Basha iu përgjigj edhe batutës së Ramës një ditë më parë, i cili i tha Jorida Tabakut gjatë Dëshmisë në Komisioni Hetimor për Inceneratorët që të mos përmendë Lefter Kokën, pasi ai nuk do t'ja përmendë asaj kurrë Bashën nëse ky i fundit do futej në burg. Basha u përgjigj duke thënë se në burg do shkonte vetëm për t'i çuar cigare Ramës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:33
'Nuk do ta përmend kurrë Lulin kur të jetë në burg', Basha i përgjigjet kryeministrit: Në burg do shkoj për t'i çuar cigare Ramës

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili tha Jorida Tabakut një ditë më parë, teksa po dëshmonte në Komisionin Hetimor për inceneratorët se nuk do e përmendte kurrë Bashën, nëse ky i fundit do të shkonte një ditë në burg. Kryedemokrati iu përgjigj sot jashtë Kuvendit, duke thënë: 'Nuk kam ndërmend të bie në nivelin e Ramës se ndryshe mund t’i thoja se në burg mund të shkoj për t’i çuar cigare. Rama për 10 orë u përpoq t’ja hidhte me batuta, por kjo mund të kalojë me batuta.'

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Biznesmeni amerikan pro-Trump thur planin për të blerë tubacionet ruse të gazjellësit Nord Stream 2

Biznesmeni amerikan pro-Trump thur planin për të blerë tubacionet ruse të gazjellësit Nord Stream 2