Inceneratorët/ Ahmetaj i përgjigjet Ramës: Mos bëj gjyqtarin, por Kryeministrin! Jam i pastër! Nuk kam përfituar asgjë nga Zoto! S'ia kam dhënë unë dosjen Ilir Metës

Inceneratorët/ Ahmetaj i përgjigjet Ramës: Mos bëj gjyqtarin, por Kryeministrin! Jam i pastër! Nuk kam përfituar asgjë nga Zoto! S'ia kam dhënë unë dosjen Ilir Metës

Arben Ahmetaj

TIRANË- Duke folur për herë të parë për akuzat që e lidhin atë me aferën e inceneratorëve, Arben Ahmetaj i ka cilësuar të gjitha të pavërteta, teksa ka pasur edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit në një intervistë deklaroi se “nëse ato çfarë thuhen për ish ministrin e tij janë të vërteta, atëherë nuk e ndihmon dot”, e për këtë deklaratë Ahmetaj nuk i ka kursyer një përgjigje, e cila ka qenë jo pak thumbuese.

"Unë Edi Ramës nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë. Po them vetëm kaq. Nuk do desha të isha në vendin e Kryeministrit që të pretendoja të bëja gjykatësin. Ai për mua, sugjerim, të bëjë atë që bën më mirë, Kryeministrin. Gjykatësi është çik i sikletshëm, duhet të njohësh procedurat me detaje", tha Ahmetaj, në një intervistë televizive.

Në kohën kur Arben Ahmetaj mbante detyrën e ministrit të Zhvillmit Ekonomik dhe Tregtisë, në datën 14 Prill 2014 ka firmosur një letër ku shprehte dakordësinë për inceneratorin e Elbasanit. Mirëpo, sipas tij, ai dokument nuk ka asnjë vlerë.

"Kjo letër nuk krijoi kurrë vendim qeverie. Ky është nul. E ka gjykuar SPAK. Nga ana juridike është nul. Unë po të them se kjo letër është nul nga ana juridike. Por edhe nëse do kishte krijuar, nuk është pjesë e procedurës. Nëse do dalim për populizëm, është e thjesht, Unë mund të ngjajë si ndonjë personazh filmi. Kjo letër është nul, pasi nuk ka prodhuar vendim qeveri, pra nuk ka të bëjë me procedurën. Pra Arben Ahmetaj s’ka qenë pjesë e procedurës te Inceneratori i Elbasanit, as i Tiranës dhe as i Fierit. Si ministër i financave në atë kohë
", ka deklaruar ai. 

Ahmetaj iu është përgjigjur edhe akuzave të një kallëzimi të bërë nga gazetari, Adriatik Doçi dhe ato të opozitës, se për të ka pasur 4 prenotime në disa hotele luksoze me kartën e Klodian Zotos.

“Nuk është e vërtetë. Nuk është e vërtetë. Nuk kam fjetur unë, Nuk kam paguar unë me kartën e Zotos, nuk kam udhëtuar me të. S’ma ka ofruar asnjë herë kartën. Janë spekulime”, ka thënë Ahmetaj.

Në vazhdën e kësaj deklarate, ish ministri thotë se si akuzë nuk qëndron pasi ai nuk ka asnjë nevojë që dikush t’i paguaj hotelet, pasi ka mjaftueshëm para, një pasuri që shkon 1 milion dollarë.

“Nuk kam nevojë unë të më paguajë njeri hotelin. Unë kam qenë privat dhe vetëm divident në tatime të deklaruara kanë shkuar 1 milion dollar. Dhe vetëm nga shitja e kompanisë sime kanë shkuar gati 1 milionë dollar”, shtoi ai.

Të gjitha këto akuza, Ahmetaj thotë se janë të orkestruara duke thënë se arritur të kuptoj se kush qëndron pas tyre.

“Kjo është një infrastrukturë mafioze ndaj meje. Kam të qartë mendjen dhe kokën, trupin do e kem të qartë shumë shpejt”, shtoi ai.

Ahmetaj ka hedhur poshtë edhe zërat se ka qenë ai që ia ka dhënë dosjen e inceneratorëve Ilir Metës dhe Partisë së Lirisë.

“Nuk ka dosje se s’ka dokument sekret. KLSH i ka të gjitha letrat s’kam pasur mundësi të mbledh letrat vërdallë”, deklaroi ish ministri, e ndërsa edhe deputetja Monika Kryemadhi për Report Tv, tha se dosjen ia ka dhënë njerëz të afërt të tij.

Nga ana tjetër, ish-ministri i Financave, deklaroi i prerë se vila në Gjirilin e Lalëzit i përket bashkëjetueses së tij Erjola, duke mohuar akuzat se i ishte dhuruar nga biznesmeni Klodian Zoto.

“S’e kam blerë unë vilën, e ka blerë Erjola. E ka blerë në 22-shin dhe deklarimi bëhet në mars të këtij viti”, shtoi Ahmetaj.

Në fund, përtej akuzave të ngritura për inceneratorët, emri i tij është i lidhur edhe me zyrtaren Alda Klosi në shtëpinë e së cilës iu gjetën 120 mijë euro (pa llogaritur 400 mijë eurot në tubin e aspiratorit të pastrueses Rozeta Dobit). Ahmetaj tha se me Klosin kishte pasur marrëdhënie pune korrekte, ndërsa telefonata e fundit me të ishte në tetor, pa 2 muaj para se t’i gjendeshin paratë në banesën e saj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:07
Ka marrë vilë nga Zoto në Gjirin e Lalëzit? Ahmetaj: Nuk ka asnjë lidhje! Partnerja ime është pronare e tokës, e ka blerë me transfertë bankare

1677186492_arbenahmetaj.jpg

Arben Ahmetaj ka deklaruar se nuk ka përfituar asnjë vilë luksoze nga Klodian Zoto në Lalëz. Ai është shprehur se partnerja e tij bashkë me kunatën kanë qenë pronare të tokës dhe se nuk ëhstë bërë deklarimi, për shkak se është blerë në 2022.

“Jo…ç’më duhet mua mua… . Nëse ti mendon se ka vila pa para, se di dmth. Pyete atë mikun tënd, që nëse e ka marrë vilën ndonjëherë, nëse është bërë pronar. Ai nuk është bërë. Vilën e ka një sipërmarrës tjetër. Partnerja ime Erjola, se ja ngritët emrin, kunata e saj, Konomët, janë pronarë të vilës, të tokës dmth. Është bërë nga Erjola me kontratë dhe s’ka lidhje me Zoton.

Se kam blerë unë vilën, e ka blerë Erjola. E ka blerë në 22-shin dhe deklarimi bëhet në mars të këtij viti. Si nxitoni dhe hidhni baltë. Ku përputhet emri i Erjolës me këtë? Nuk është e vërtetë ajo e hoteleve. Kjo është kontrata që ka bërë Erjola me kompaninë. Interpretimi popullist penal. “Shiko se qenka aty, po duhet të jetë….”. Ligji funksionon me kontrata”, tha ish ministri.

Ora 22:03
Ahmetaj flet për Alda Klosin: E kam gjetur në ministrinë e Financave dhe e lashë aty, ishte shefe kabineti vetëm 9 muaj

1675494805_6400alda1673267643.jpg

Arben Ahmetaj ka folur mbi Alda Klosin, ish-shefen e kabinetit të tij në ministrinë e Financave. Ahmetaj thotë se e ka gjetur atë në ministrinë e Financave dhe kur është larguar e ka lënë sërish në punë aty. Ahmetaj thotë se Klosi ishte shefe kabineti vetëm 9 muaj. 

"Jo, s’është e vërtetë. Sa i përket personit në fjalë Alda Klosi, unë nuk jam te historia përgjegjësia është personale se ajo është fjali e fundit nuk është fjali e parë. Alda Klosi ka ardhur nga Ujësjellësi i Tiranës tek Ministria e Ekonomisë. Ka ikur nga Ministria e Ekonomisë, e kam gjetur në Ministri të Financave, e kam lënë në Ministri të Financave dhe ka qenë vetëm 9 muaj shefe kabineti. Në sytë e mi, ka qenë punonjës korrekt. Lidhja ime ka qenë vetëm zyrtare. Unë kam folur vetëm një herë në telefon diku nga fillimi i Tetorit për të ditur çfarë bëni, se i merrja të gjithë si jeni, ku keni filluar punë etj. Dhe sugjerimi im për të ka qenë ndiq procedurën ligjore, denonco”, tha Ahmetaj.

Ora 21:55
Ahmetaj: Nuk ia kam dhënë unë dosjen e inceneratorëve Ilir Metës

1666260083_Screenshot1.jpg

Arben Ahmetaj ka deklaruar se nuk ka qenë ai që ia ka dhënë dosjen Partisë së Lirisë dhe Monika Kryemadhit. AI tha se të gjitha dokumentet i ka pasur edhe KLSH-ja, por thotë se nuk e di se kush i ka nxjerrë dokumentet.

Arben Ahmetaj: Nuk ka dosje se s’ka dokument sekret. KLSH i ka të gjitha letrat s’kam pasur mundësi të mbledh letrat vërdallë

Gazetari: Po thoni që ka dalë nga KLSH?

Arben Ahmetaj: Nuk e di nga ka dalë

Ora 21:47
E quajti ‘mercenar’, vjen përgjigja e gazetarit Adriatik Doçi: Arben Ahmetaj më ka dërguar 2 biznesmenë të më blejë që të mos bëja kallëzimin në SPAK

1677185376_80006370dc037172f.png

Ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj është shprehur se ai nuk ka hedhur asnjë firmë për inceneratorin e Elbasanit, e ndërsa ka hedhur akuza në drejtim të gazetarit të Shqiptarja.com, Adriatik Doçi i cili e ka zbardhur këtë aferë.

“Nuk kam asnjë firmë në procedurë për inceneratorin e Elbasanit, firma ime është vetëm mendim për një vendim të këshillit të ministrave”, tha Ahmetaj, teksa e ka cilësuar Doçin si “mercenar”.

Nisur nga kjo akuzë, nuk ka munguar përgjigja e gazetarit Doçi i cili ka zbuluar për herë të parë se Ahmetaj i ka dërguar 2 persona për ta blerë me qëllim që të mos e dërgojë çështjen në SPAK, po ai nuk ka pranuar. 

"Mbaj përgjegjësi penale nëse pagesat e Klodian Zotos janë të pavërteta. Si mund të sajohen pagesa të tilla, me hotel, numër dhome, datë dhe orë, që përputhen me lëvizjet në TIMS.

Nëse provat e korrupsionit të Arben Ahmetajt që kam kallëzuar, janë të manipuluar, jam gati të shkoj në burg. Arben Ahmetaj më ka futur dy biznesmenë për të me blere, që të mos bëj kallëzimin dhe që të hesht.  Kur miqtë e tij më kanë bërë kërkesën, Ahmetaj qëndronte në paradhomë duke dëgjuar.  Kam refuzuar çdo ofertë korruptive.  Do të dalin prova edhe më flagrante. Arben Ahmetaj ka ngrënë dhe ka pirë me Klodian Zoton. Ahmetaj është pronari i inceneratorëve, ndërsa Zoto është zbatuesi i skemës.  Megjithatë, Ahmetajn e mirëkuptojmë, pasi po shkon drejt burgut për shkak të provave penale. Çuditërisht të gjithe ish ministrat nën akuze, para se të merren të pandehur, rrëfehen tek kolegu Blendi Fevziu.

Arben Ahmetaj ka refuzuar financimin tek Tirana, pasi nuk mori vilë dhuratë si për Elbasanin dhe Fierin. Kjo është arsye se pse u prish me Zoton, dhe Zoto nisi të mbledhë prova për Ahmetajn. Si ka mundësi që Zoto i dhuroi vilën në Hamallaj? Pranoi që ka marrë vilën, në emrin e bashkëjetueses, po pse nuk e ka deklaruar në ILDKPKI?

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AntDobi: 02/03/2023 10:46

    Ahmetaj! Ahmetaj! Ti nuk je më tigër! ju jeni një ujk i paqëndrueshëm i kapur në kurth tani!

    Përgjigju
  • redi: 25/02/2023 14:50

    Ty te lumte qe i pergjigjesh Rames me ate menyre se ai te ngriti ne are detyre se te ishte per socialistet ,ti as patronazhist nuk do ishte.Luji trullin se asnji nuk e di pse te mori ne qeveri se vlere si ekoimist dhe si financier nuk ke.I ke keijuar kosto jo vetem me inceneratoret por dhe me dhjetra PPP si PS por dhe Rames.Hoqi profesor Canin dhe te mori ty.Se cfar iteresi pati tek ty vetem Rama e di se nuk pyeti njeri qe te beri deri zv.kryemiister Qofte mandati i fundit I Rames se me kete kater vjecar e mbylli ciklin ne PS me me shume sukses por dhe shume gabime sidomos ne modelivekonoik te PPP qe zgjodhi

    Përgjigju
  • Bledi Kakavi: 24/02/2023 20:01

    Beni ka qen minisri me i sukseshem ne qeverin e Rames dhe ata qe e sulmojn s,kan ku e kapin

    Përgjigju
  • E MJERA SHQIPERI: 24/02/2023 13:22

    I NEVERITSHEM !!! PALACO CIRKU !

    Përgjigju
  • Maks: 24/02/2023 11:25

    Te kishte shtet ama shtet Ti dhe gjith klasa politike do keshit merr gjysmen e lekut per keto deme kolosale qe i keni bere vendit

    Përgjigju
  • Luani: 24/02/2023 10:38

    Celsi per kete kellire eshte roli i Zotos. Ai nuk eshte sipermarres por mbajtesi i lekeve te Benxhit. Investimet nuk jane bere me leket e askujt vecse te shtetit dhe ketij kellire

    Përgjigju
  • Gjergj: 24/02/2023 09:49

    Kemi 35 vjet qè "pèrfaqèsohemi politikisht" nga hajdutè ordinerè, qè pasi majmen me milionat e shqiptarève, tè shesin edhe karshillèk, nè ato mejhanet televizive tè ngritura nè kèmbè me po tè njèjtat mjete dhe mènyra siç bèjnè Ahmetajt me dashnore. Shoqèria shqiptare, ka vetèm njè shpresè pèr tè parè vetveten nè gjirin e kontinentit europian. Kjo shpresè quhet SPAK. Nèse Ahmetajt, nuk shkojnè nè burg pèr babèzinè e tyre kleptomane, nèse Ilir Meta Metaj vazhdon tè bèjè sikur nuk ka ndodhur asgjè apo Sali Berisha me familje komplet, vazhdojnè tè bèjnè tè shenjtèt,,atèherè Shqipèria KA VDEKUR PÈRGJITHMONÈ,,,dhe vemjet e provincès, ishin varrmihèsit e saj. Tè na rruaç Arben "tigri", me gjithè vila dashnoresh, milionat e inceneratorève dhe gjithè milionat e tjera mè parè. Shqipèria jonè sot, èshtè njè qenef hajdutèsh qè bèjnè tè fortin dhe tè zgjuarin.!!!

    Përgjigju
  • Scutari: 24/02/2023 07:54

    Po pse ça pritët që t'i thotë vetë burgut hapu?!????????

    Përgjigju
  • A. N.: 24/02/2023 07:48

    Vjedhin parate e popullit dhe sigurojne femijet, grate, partneret apo dashnoret per 7 breza. Ata me te pafatet i fusin edhe nja 2-3vite burg qe te pastrojne figuren dhe prape ne mes nesh do i kemi. Rrofte demokracia qe kerkuam.

    Përgjigju
  • Pifi: 24/02/2023 07:35

    Ku e vret menjen tigri per 2 vite burg. Ja Saimiri avash acash po imbaron dhe del i lam. Pas 5 vjetesh zgjidhet prap deputet

    Përgjigju
  • Ben: 24/02/2023 05:21

    Pergjigjet,justifikimet e Arben Ahametajt ishin scandaloze,pa pike llogjike.Te gjitha,sidomos genjeshtra qe thoshte nuk eshte perdorur carta e Zotos per hotelet qe ka fjet.Me e forta ishte kur thonte,qe une nuk kam pse ta vertetoj me hotelin,pasi Arbeni e ka vetem nje e mail larg,qe ka fjete apo jo dhe pagesat kush i ka bere.Me nje fjale futja kot,por i kishte ik qetesia,si i trembur dukej.

    Përgjigju
  • Shqip: 24/02/2023 01:30

    Tane grate e politikave pronare tokash te trashigume. E njajta skeme per te tane. Edhe Rama te toka e grus e ka ba shtepine

    Përgjigju
  • Iris: 24/02/2023 01:13

    Me perjashtim te disa rasteve,tek te gjitha pjeset e tjera te deklaratave nuk mund te mos veresh nje ton nervozizmi e shqetesimi te fjalet e Ahmetajt.Kjo interviste ka efektet e nje /testi poligrafi/.

    Përgjigju
  • Miliona dollare pasuri dhe bejne nepunesin publik per 2000 euro ne muaj: 23/02/2023 23:53

    Miliona dollare pasuri dhe bejne nepunesin publik per 2000 euro ne muaj, kushedi pse?

    Përgjigju
  • Ops: 23/02/2023 23:16

    E bukur , sjam koka inceratoreve qe te mbledh qeverin eshte dukush tjeter …. Ups llapa mrena te gjatit????

    Përgjigju
  • Tani: 23/02/2023 22:50

    Perse nuk eshte arrestuar akoma ky hajduti?

    Përgjigju
  • tani: 23/02/2023 22:33

    Tigrinjo ke ne dy drejtora qe jane akoma ne ministrine e financave...kopjo si vetja i ke hajduter qe dun me vjedh ene letrat e hales! Dun nafte per makinat e veta, babes e dashnoreve! Goxha shoqeri ke por do boheni bashke sh showjt ke veni...Mos haroni dominot me vete...

    Përgjigju
  • Resli: 23/02/2023 22:13

    Shkove gjasme te pastrohesh por i mbrojte lidhjet me inceneratoret dhe nuk del dot nga ai det qe je futur.

    Përgjigju
  • Or tej: 23/02/2023 22:11

    Mesa duket po ja fusin gishtin Ben Tigrit or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë