Partia Demokratike ka kallëzuar sot në SPAK deputetin e PS-së, Alqi Bllakon, si të përfshirë në atë që e konsiderojnë si 'vjedhja e 430 mln eurove në aferën e inceneratorëve'.
Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja në një deklaratë për mediat ka renditur faktet që sipas PD zbulojnë pikërisht përfshirjen e deputetit socialist në 'aferën e inceneratorëve'.
"Unë dojë te përsërisja disa pyetje për te gjithë zinxhirin e zyrtareve te përfshirë ne këto koncesione: Perse nuk ka pasur garë reale ne asnjërën nga koncesionet, pra një procedure konkurruese siç e përcakton ligji, ne mënyrë qe te zgjidhej oferta me e mire tekniko ekonomike. Perse kompanitë fituese janë te regjistruar pak dite para dorëzimit te studimit te fizibilitetit, për me tepër te pacilësuara ne fushën e menaxhimit, trajtimit te mbetjeve apo incenerimit? Si ka mundësi qe i njëjti Autoritet kontraktor, për te njëjtin shërbim ka ndjekur tre procedura te ndryshme. Elbasani PPP me negocim pa shpallje, fieri PPP negocim me shpallje dhe Tiranë me Koncesion. Si shpjegohet qe ne te treja koncesionet janë përfshirë te njëjtët njerëz, te njëjtët persona si nga ana e koncesionarit ashtu edhe nga ana e qeverise? A ka dyshime qe inceneratorët janë ne pune apo jo , mjafton një fakt qe shume i thjeshte qëllimi për te cilin është investuar: është djegia e mbeturinave e për rrjedhojë duhet te prodhojnë energjie. Sot askush nuk prodhon energji dhe nuk kane kontrata me OSHE apo EREN", tha ai.
Faktet e renditura nga PD duke fajësuar Bllakon janë: Z. Bllako ka qenë sekretar në Ministrinë e Mjedisit kur kanë nisur procedurat për inceneratorin e Elbasanit. Ai ka qenë në të gjitha shkresat si person në dijeni apo si person që ka drejtuar shkresat. Bllako ka qenë një person në dijeni kur është lajmëruar për gjendjen e emergjencës, më pas ka qenë pjesë e akteve dhe shkresave që kanë kaluar për këtë çështje. Bllako është i përfshirë dhe në lidhje me inceneratorin e Fierit, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë ai ka qenë në dijeni të kompanisë që fitoi tenderin dhe koncesionin. Ai ka qenë në dijeni edhe se kompania ITS, që ishte kompania që merrte kontratat nga Albtek Energy, ishte aksionare në inceneratorin e Fierit. Sakaq kur u bë drejtor i AKUM ai ka qenë person përgjegjës dhe i përfshirë në lidhje me amendimin e kontratës së këtij inceneratori pasi ajo është firmosur prej tij. Tek inceneratori i Tiranës ai ka qenë i përfshirë në letër këmbimet me ministrin Ahmetaj në kuadrin e personit në dijeni dhe gjithashtu i ka dërguar një letër Erion Veliaj (në fund të shkurtit) si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes. Alqi Bllako ka marrë përsipër një risk për buxhetin e shtetit pasi ai ka pranuar që dy kompani pa kapital dhe pa të ardhura të mjaftueshme të fitojnë koncesionin e Elbasanit dhe Fierit. Ndërkohë që më vonë ka detyruar buxhetin e shtetit që të çelë pagesa ndonëse kompanitë kishin premtuar se kishin të ardhurat e tyre. Kjo ka vendosur në rrezik buxhetin e shtetit. Babai i Alqi Bllakos, Edmond Bllako, rezulton të jetë i punësuar në një kompani koncesionare për të cilën djali i tij ka qenë personi numër dy përgjegjës si Sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit. Gjithashtu edhe si person përgjegjës kur ka qenë në krye të AKUM. AKUM e drejtuar nga Bllako ka urdhëruar mbylljen e Porto Romanos, duke lënë Durrësin pa një vend depozitim, duke shtyrë Bashkinë Durrës për të negociuar me Inc Tiranës. Bllako gjithashtu ka kryer një negocim pa shpallje për EKO Park me vlerën 15 mln euro Tenderi Porto-Romanos që është negocim pa shpallje me vlerë 15 mln euro.
Ky është denoncimi i tretë i PD në lidhje me inceneratorët, ku më herët është denoncuar kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kryetarja e komanduar e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.
Alqi Bllako eshte tashme i pandehur dhe arrestimi i tij do te ndodhe mbas zgjedhjeve te 6 Marsit. Keta te PD-se po bejne si te zgjuar. Duan te tregojne se ishin ata qe e denoncuan ne SPAK per te marre ca pike, nderkohe qe arrestimin e tij e ka vendosur Lideri.
Përgjigju