Kërkesa është depozituar në Kuvend me firmën e Edmond Spahos, dhe kërkohet që interpelanca të mbahen në seancën e datës 14 shkurt, siç thuhet në këtë dokument që Report TV ka siguruar. Siç duket edhe nga shënimet e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi të bëra me shkrim dore mbi këtë kërkesë, interpelanca është pranuar.
Në argumentet e saj, PD ngre shqetësimin se një individ i vetëm fitoi tre koncesionet për inceneratorët, duke lënë dyshime për një aferë korruptive.
Më tej, PD argumenton se sipas të dhënave të saj, se një prej kompanive që ka fituar koncesionin, rezulton i regjistruar në parajsë fiskale në Holandë, çka për opozitën hedh dyshime edhe më të forta, kur shton se kompania që ka bërë ofertën e pakërkuar, nuk ka pasur më parë asnjë kontratë shërbimi të këtë fushë.
Në argumentet e saj, PD thotë se inceneratorët e mbetjeve dëmtojnë shëndetin e qytetarëve dhe buxhetin e shtetit.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO









