Inceneratori i Fierit, merren në pyetje 7 dëshmitarë në Gjykatën e Posaçme të Apelit! Shtyhet seanca gjyqësore

Inceneratori i Fierit, merren në pyetje 7 dëshmitarë në Gjykatën e Posaçme të Apelit! Shtyhet seanca gjyqësore

Në seancën për inceneratorin e Fierit në Gjykatën e Posaçme të Apelit u pyetën sot 7 dëshmitarë pas kërkesës së bërë nga prokurori Dritan Prenci.

Dëshmitarët që u pyetën sot janë: Ueda Hajrullai ekonomiste të dy shoqëritë, Anela Shkurti ekonomiste 2019-2021, Ilirjan Priftaj inxhinier ndërtimi, Perika Totojani inxhier ndërtimi (drejtues teknik), Enid Ndine ndërtues kantieri(inxhinier), Endri Kolaci shofer kamioncine, Alba Thoma zyrtare e ministrisë së mjedisit.

Ishte thirr edhe nuk u paraqit Elton Bualli po u morën parasysh thëniet e tij.

Në seancë u paraqit edhe Arjola Kodra ish- administratorja e incineratorit të Tiranës e cila nuk dha pëlqimin për tu pyetur.

Mbrojtësit ligjor pasi përfunduan shqyrtimin gjyqësor në Apelin e Posaçëm për inceneratorin e Fierit, kërkuan kohë për të përgatitur konkluzionet me shkrim, për t’ia bashkëlidhur shkaqeve të ankimit.

Për këtë arsye seanca gjyqësore u shty në datë 14 nëntor ora 10.00.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka