Kryemadhi, gati 3 orë në SPAK për kallëzimin për Inceneratorin e Tiranës: Solla dokumen të reja

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është thirrur këtë të martë në SPAK në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Thirrja e Kryemadhit për inceneratorin e Tiranës pak ditë pas denoncimit më të fundit të saj që thotë se në Sharrë kryhet vetëm groposje.

Teksa doli nga Prokuroria e Posaçme, pas gati 3 orësh ku dha shpjegime për kallëzimin që ka bërë, Kryemadhi tha se ka sjellë prova të reja. Deputetja e PL u shpreh se pret drejtësi nga SPAK për çështjen e inceneratorit të Tiranës, edhe pse thotë se ‘besim kam vetëm në Zot’.

Ajo tha se Landifilli i Sharrës duhet të ishte mbyllur brenda 22 muajve, ndërkohë që në nëntor është rihapur duke depozituar mbetjet.

“Do të dorëzoj dokumente të tjera në lidhje me këtë.  E di që është e vështirë por kam besim të plotë se gjërat do të bëhen. Drejtësia të triumfojë për qytetarët shqiptarë që paguajnë një kompani ‘ofshore’ e cila grabit 29 euro për ton mbetje”, tha Kryemadhi.

Disa ditë më parë, Kryemadhi publikoi një material ku sipas saj vërtetoheshin shkeljet e aferës së inceneratorit të Tiranës. Kryemadhi tha se shqiptarët paguajnë 29 euro për ton për groposjen e mbetjeve dhe shtoi se organet e drejtësisë me në krye SPAK-un, duhet të veprojnë për të ndaluar pagesat që qeveria jep ndaj inceneratorit të Tiranës ku transportohen mbetje edhe nga bashkitë e tjera.

Hera e fundit kur u paraqit në SPAK ishte në tetor të vitit të kaluar, kur u shfaq me dosje të kuqe në dorë në Prokurorinë e Posaçme. Ajo iu përgjigj për më shumë se 2 orë pyetjeve të prokurorëve pasi ishte thirrur si personi që ka kallëzuar inceneratorin e Elbasanit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:49
Në SPAK për inceneratorin e Tiranës, Kryemadhi: Kam dokumente të tjera për Landfillin e Sharrës

Deputetja Monika Kryemadhi thotë se pret drejtësi nga SPAK për çështjen e inceneratorit të Tiranës, edhe pse thotë se ‘besim kam vetëm në Zot’.

Teksa doli nga SPAK, pas gati 3 orësh ku dha shpjegime për kallëzimin që ka bërë, Kryemadhi tha se ka sjellë prova të reja.

“Sot isha në SPAK inceneratorin Tiranës për të sjellë prova të reja por edhe për të ripërsëritur edhe një herë kallëzimin penal që kam dorëzuar më 4 mars 2021. Gjërat po zbardhen çdo ditë e më shumë. Gjëja e parë që duhet bërë edhe ndalja e pagesave që vazhdojnë bëhen për inceneratorin”, tha ajo.

Deputetja e Partisë së Lirisë tha se Landifilli i Sharrës duhet të ishte mbyllur brenda 22 muajve, ndërkohë që në nëntor është rihapur duke depozituar mbetjet.

“Do të dorëzoj dokumente të tjera në lidhje me këtë.  E di që është e vështirë por kam besim të plotë se gjërat do të bëhen. Drejtësia të triumfojë për qytetarët shqiptarë që paguajnë një kompani ‘ofshore’ e cila grabit 29 euro për ton mbetje. Kjo është një kontratë që vazhdon për 30 vite, ndryshe nga Elbasani dhe Fieri. Pra ne vazhdojmë e paguajmë edhe pse nuk incenerohet, nuk diferencohen mbetjet.  Ka dokumente të tjera, ka fakte të tjera”, tha Kryemadhi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Trebeshina: 31/01/2023 12:56

    O Monika Kok Öopa çfardo intrige që thur ti Edi Ramës vetëm se mir i bën se i ngrihen vlerat , e ty dhe burecit tënd hajdut i koruptuar deri në palc i ngarkoni vetes zullum të pa par. Në Shqipri ka ardhur dita që e vërteta të triunfoi. E ti dhe familja jote keq do përfundoi e burgut sdo i shpëtoi o buçe fundërrin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari