Një aksion i përbashkët i Policisë Bashkiake dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës është mbyllur me një incident.

Konflikti ka nisur nga kundërshtimi që 3 persona (babai dhe 2 djemtë e tij) kanë bërë kundrejt kërkesës për të hequr tendën e biznesit. Debati degradoi në dhunë fizike ku 3 personat goditën drejtorin e IMT-së së Vlorës dhe inspektorin që e shoqëronte.

Irfan Dalipaj 58 vjeç Drisild Dalipaj 27 vjeç dhe Fabio Dalipaj 23 vjeç janë 3 personat e ndaluar, të cilët janë përfshirë në konflikt me drejtorin dhe inspektorin e IMT-së. Ndërkohë Drisild Dalipaj është i punësuar si polic bashkiak në Vlorë.

Aty pranë në patrullim ishin dy efektivë të rrugores, të cilët kanë ndërhyrë në mes të konfliktit për të neutralizuar situatën. 3 personat gjithashtu kanë ushtruar dhunë dhe mbi punonjësit e policisë. Në këto kushte njëri prej efektivëve ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar në ajër pa shkaktuar lëndime. Gjithashtu Report Tv siguroi dhe pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë teksa shihen Irfan Dalipaj dhe dy djemtë e tij të përleshen me punonjësit e IMT-së dhe efektivët e policisë. 

“Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:20, shërbimet e Policisë janë njoftuar se në vendin e quajtur Rrethrrotullimi i Nartës ka ndodhur një konflikt ndërmjet punonjësve të INUV dhe shtetasve I. D., 58 vjeç, D. D., 27 vjeç dhe F. D., 23 vjeç. Në afërsi të konfliktit kanë qenë duke kryer shërbim të planizuar dy punonjës të Qarkullimit Rrugor, të cilët kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe janë goditur fizikisht nga tre shtetasit e sipërpërmendur.

Gjatë ndërhyrjes dhe në përpjekje për të ndalur sulmin fizik, njëri prej punonjësve ka përdorur armën e shërbimit duke qëlluar në ajër, pa shkaktuar lëndime.

Si pasojë e dëmtimeve fizike të shkaktuara nga goditjet e tre shtetasve,  dy punonjësit e Policisë janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje është ngritur grupi hetimor, i përbërë nga OPGJ i Prokurorisë dhe AMP, të cilët po vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:52
Dalin PAMJET nga sherri në Vlorë! Momenti ku dhunohen punonjësit e IMT dhe policët (VIDEO)

 

Report Tv ka siguruar pamjet e sherrit mes punonjësve të IMT dhe tre personave (58-vjeçari dhe dy djemtë).

Siç shihet në video njëri nga efektivët e policisë i cili për të mos agravuar sherri ka qëlluar me armën e shërbimit.