Incident gjatë fluturimit Hamburg-Prishtinë, avioni me 155 pasagjerë bën ulje të detyruar në Beograd
Aeroporti 'Nikola Tesla' në Beograd
Avioni që fluturonte nga Hamburgu i Gjermanisë për në Prishtinë, me 155 pasagjerë, ka bërë një ulje të detyruar në aeroportin Nikola Tesla në Beograd.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë Liburn Aliu me anë të një postimi në rrjetet sociale thotë se shkak është bërë një problem teknik.
“Sot, fluturimi i planifikuar nga Hamburg - Gjermani për në Prishtine nga operatori ajror ‘Eurowings’ (Flt.Nr. EW5704), i nisur nga Hamburg në ora 14:30, me 155 udhëtar ne bord, për shkaqe teknike është detyruar të ulet ne aeroportin ‘Nikola Tesla’ në Beograd”, shkroi Aliu.
Sipas tij, pas incidentit, operatori ajror ndërmori masa të menjëhershme duke organizuar një avion alternativ për transportimin e pasagjerëve.
"Operatori ajror Eurowings, menjëherë ka organizuar dhe ka dërguar një aeroplan alternativ (Flt. Nr. EW6005) i cili ka marrë udhëtaret e mbetur në aeroportin e Beogradit, dhe në ora 22:56 ka fluturuar me udhëtarët e njëjtë për në qytetin e Köln në Gjermani, ku pritet të aterrojë rreth orës 00:45 pas mesnatës.
Autoritetet shtetërore të Kosovës në koordinim me aeroportin e Prishtinës kemi qenë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me operatorin ajror Eurowings për sigurinë dhe mirëqenien e udhëtarëve tanë që ishin në këtë fluturim.
Fluturimi i udhëtarëve për në Kosovë do të organizohet menjëherë më tutje nga operatori ajror sipas procedurave te aplikuara në raste të tilla.
Informata me të detajuara në lidhje me rastin do të marrim nga operatorin Eurowings në ditët në vijim", thuhej më tej në postim.
Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
8.1%
-
Shëndet
73.3%
-
Mirëqënia
18.6%
Vota total: 258
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Prizreni, qendra kryesore e vizitorëve nga Shqipëria për festat e fundvitit
31 Dhjetor 2024, 16:22
-
Kosovë/ KQZ: Vendimi i PZAP-së për Listën Serbe është i plotfuqishëm
31 Dhjetor 2024, 15:44
-
Nënkryetarja e PDK-së i përgjigjet Albin Kurtit: Ndaj nuk aplikon për vizë amerikane, për shkak të formularëve?
31 Dhjetor 2024, 15:28
-
Kosovë/ Gjykata Supreme rrëzon Kurtin, urdhëron KQZ që të regjistrojë Listën Serbe në zgjedhje
31 Dhjetor 2024, 13:05
-
Kurti tallet me krerët e UÇK që po gjykohen në Hagë: Nuk shkoj t'i takoj, se duhen plotësuar shumë formularë
31 Dhjetor 2024, 12:57
-
Scholz thirrje për unitet në Vitin e Ri 2025: Emigrantët janë pjesë e suksesit të Gjermanisë
31 Dhjetor 2024, 10:45
-
Qeveria gjermane reagon pasi Elon Musk shprehu përkrahjen për AfD-në
30 Dhjetor 2024, 21:57
-
Kurti quajti 'kërmijë dhe lepuj' Prokurorinë Speciale! Ish-diplomati në Report Tv: Deklarime të tilla do i kushtojnë, kryeministri nuk e ka imunitet arrestimin
30 Dhjetor 2024, 20:10
-
Serbi/ Dënohen prindërit e një nxënësi që vrau 10 veta në një shkollë në Beograd
30 Dhjetor 2024, 18:18
-
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër ish-kreut të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe dy të tjerëve
30 Dhjetor 2024, 15:56
-
Ngrihet aktakuzë ndaj 13 personave për incidentin vdekjeprurës në Novi Sad
30 Dhjetor 2024, 15:45
-
Kurti si Berisha sulmon prokurorët e Kosovës, refuzon të dëshmojë: ‘Kërmij’ e ‘lepuj’! I përgjigjet prokurori special: Askush s' është mbi ligjin
30 Dhjetor 2024, 15:10