Incident në ajër, avioni luftarak rus i 'ngjitet' atij amerikan...vetëm 6 metra larg

Incident në ajër, avioni luftarak rus i 'ngjitet' atij amerikan...vetëm 6 metra larg

Foto ilustruese

Një aeroplan luftarak rus i ka ndërprerë trajektorën e fluturimit një aeroplani vëzhgues amerikan në hapësirën ndërkombëtare ajrore mbi Detin Baltik, ka raportuar kanali televiziv, Fox News. Dy zyrtarë ushtarakë amerikanë deklaruan se aeroplani rus ka bërë një veprim të sigurt, por joprofesional, në momentin kur ndërpreu trajektoren e fluturimit të aeroplanit vëzhgues amerikan, i cili ishte në mision në hapësirën ndërkombëtare ajrore mbi Detin Baltik.

Aeroplani rus i është afruar në vetëm gjashtë metra aeroplanit amerikan, por pilotët deklaruan se nuk e kanë ndjerë vetën të rrezikuar apo të pasigurtë. Ishte ky incidenti më i ri në serinë e incidenteve të ngjashme ajrore mes aeroplanëve rusë dhe amerikanë.

Incidenti i fundit ndodhi mbi Detin e Zi, kur një aeroplan rus ju afrua në vetëm një metër e gjysmë një aeroplani vëzhgues amerikan, por përplasja mes dy aeroplanëve u shmang në momentet e fundit. Aeroplanët rusë dhe amerikanë në vazhdimësi fluturojnë afër njëri-tjetrit mbi Detin Baltik dhe Detin e Zi, por në mënyrë profesionale, thuhet në reagimin e Pentagonit.

Megjithatë, ekziston mundësia se incidenti më i ri ka lidhje me tendosjet në rritje mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Siri, raportoi Fox News.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër