VIDEO/ Spaho përplaset me kryebashkiakun e Maliqit dhe deputetin e PS: Ku është Gëzimi? O mashtrues! Fermerët përzënë deputetin demokrat! Topçiu e padit

Tre ditë para zgjedhjeve vendore, një incident ka ndodhur në fshatin Vreshtas të Maliqit. Gjatë një takimi elektoral që po kryente Gëzim Topçiu, kryebashkiaku aktual, në zonëm e Vreshtasit me traktoristët ka shkuar deputeti i PD Edmond Spaho i cili ka filmuar procesin (takimin e tyre) dhe ka tentuar të ironizojë dhe akuzojë Topçiun. Sapo mbërriti kërkonte kryebashkiakun duke thënë: "Ku është Gëzimi" derisa e drejtuan tek ai.

"Ky që shikoni është kryetari i bashkisë që ka mbledhur traktorët me gënjeshtrën që do u japë targat. Shikojeni këtë mashtrues", thotë Spaho teksa filmon.

Në kundërpërgjigje të veprimit të Spahos, Topçiu i tha: "Kështu i merrni votat ju". Ndërsa deputeti i PS Ilirjan Pendavinji i thotë "Boll bëre si adoleshent". Njerëzit që ishin të pranishëm këtë takim kanë filluar të brohorasin kundrejt deputetit për ta larguar nga takimi. Nuk ka patur përplasje fizike ndërmjet palëve.

Topçiu, kryebashkiaku aktual i Maliqit ka thënë se nuk i është drejtuar komisariatit për të denoncuar rastin pasi iu duk një rast i rëndomtë. Ai tha se nuk po flisnin për votat por për targimin dhe regjistrimin e mjeteve bujqësore ndaj i bëri apel fermerëve që të bënin deklarim për problemet që kanë.

Nga ana tjetër në një telefonatë të realizuar me deputetin e PD Edmond Spaho konfirmohet se ky i fundit ndodhet aktualisht brenda komisariatit të Maliqit ku po bën kallëzim për krime elektorale. Mbi rastin e përplasjes në Maliq, janë thirrur për pyetje në polici palët e përfshirë në incident, ku përfshihet dhe kandidati për këtë Bashki, Gezim Topçiu ka dhënë deklaratën e tij dhe e ka paditur për shkeljen e nenit 325 për ‘Pengimi i subjekteve zgjedhore’ në Kodin Zgjedhor. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:55
Gëzim Topçiu ngre padi për Edmond Spahon: S’kam bërë asnjë premtim para fermerëve! Pengoi takimin tim elektoral duke më sharë e ofenduar

1683885365_finalprojekt.00423512.Still038.jpg

Kryetari i PS për bashkinë Maliq, Gëzim Topçiu ka ngritur padi për Edmond Spahon, i cili shkoi në takimin e tij electoral, e quajti “mashtrues” dhe i tha se po bën premtime në kuadër të fushatës elektorale.

Për këtë arsye e ka paditur se ka shkelur nenin 325 ‘Pengimi i subjekteve zgjedhore’ në Kodin Zgjedhor.

Ora 14:00
Spaho tregon përplasjen me Topçiun në Maliq: Kishte mbledhur traktoristët që t'i pajiste me targa për mjetet! Njëri më tha se bëhet për zgjedhjet e së dielës

Deputeti demokrat Edmond Spaho ka kallëzuar sot në Prokurori, kryetarin e Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu se ka kryer aktivitet të paligjshëm electoral. Sipas tij, u ka premtuar fermerëve regjistrimin e traktorëve në këmbim të votës.

Në kallëzmin e tij tregoi se ishte në Vreshtas të Maliqit për fushatë kur mësoi se PS kishte organizuar takim me traktoristët, të cilët i thanë se e gjitha bëhet për vota.

Kallëzimi ka ardhur pas një përplasje mes deputetit demokrat dhe kryebashkiakut socialist në fshatin Vreshtas të Maliqit.

“Rrugës për në Vreshtas takova një traktorist të cilin nuk e njihja se kush ishte dhe si e kishte emrin dhe e pyeta përse iu kanë mbledhur. Ai mu përgjigj se na kanë njoftuar nga pushteti vendor që të vijmë megjithë traktorët në Vreshtas se do të bëhet regjistrimi i tyre dhe pajisja me targa i traktorëve tanë. Unë e pyeta se si do t'jua bëjnë me lek apo falas dhe kush do tua bëjë. Ai mu përgjigj nuk e di se si do të bëhet me lek apo pa lek. Më pas e kam pyetur përsëri nëse kjo gjë kishte lidhje me zgjedhjet e të dielës? Ai mu përgjigj “sigurisht që kjo për këtë punë bëhet”, thuhet në kallëzimin e Spahos.

Në dëshminë e tij ka treguar edhe përplasjen me Gëzim Topciun dhe Ilir Pendavinjin.

“Te fusha kam hasur në një reagim fyes dhe ofendues nga personat të cilët shoqëronin kryetarin (Topçiun), të cilët mesa kuptova ishin funksionarë të ndryshëm, përfshirë edhe deputetin Ilir Pendavinji. Në këto kushte e kam quajtur hajdut votash dhe mashtrues. Në këtë kohë disa nga mbështetësit e tij më kanë goditur me dorën e djathtë dhe më kanë rrëzuar telefonin me të cilin po filmoja. Pavarësisht kësaj jam ulur në tokë dhe kam marrë përsëri telefonin dhe kam vazhduar të filmoj”, ka treguar Spaho.

Ora 12:53
Incidenti me Spahon, Gëzim Topçiu: Nuk po flisnim për votat! Bëra apel para fermerëve që të deklarojnë problemet me mjetet bujqësore

 

Kryebashkiaku i bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu ka reaguar për incidentin me Edmond Spahon teksa ishte në një takim me fermerët duke sqaruar se nuk po flisnin aspak për vota, por po i bënte apel që të deklaronin problemet me mjetet bujqësore duke qenë se ka nisur targimi dhe regjistrimi i tyre.

"Kemi një problem nga mekanizatorët që prej kohësh kërkojnë të regjistrojnë mjetet. Morëm shkas nga takimi që zv.kryeministrja, drejtori i përgjithshëm i transporteve rrugore do të regjistrojnë mjetet që kanë probleme me dokumentacionin dhe qe një apel për të gjithë që të bëjnë deklarim për problemet.

Nuk flitej as për vota. Vota është e fshehtë, mund të votojnë për kë të dojnë. Kemi një ndërhyrja nga një deputet që nuk e kuptoj si mund të ketë parlamenti deputet të tillë. Ne kemi bërë njoftim për të gjithë njësitë administrative që kush ka probleme me mjetet dhe po i njoftojnë që të gjithë do bëjnë vetëdeklarim.

Nuk i kam qejf incidentet. I bëj apel të gjithëve që të jenë të qetë. Mua nuk më erdhi mekanizatorët e morën atë deputetin në mes të sheshit, kjo nuk shkon në Shqipëri. Qetësi, qetësi, vota është e fshehtë", tha Topçiu.

A.M./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/05/2023 02:42

    Pse ne Shqiperi traktoret u dashkan me targa?! Ketu ku jetoj une,traktoreve nuk u vihen targa se nuk lejohen te ecin ne rruge.Zakonisht te gjitha mjetet bujqesore mbahen afer vendit te punes dhe ato qe nuk jane,i sjellin dhe i marrin,apo i transportojne me makina speciale qe i ngarkojne siper.Rregulla te cuditshme ka Shqiperia!

    Përgjigju
  • Arjani: 12/05/2023 15:17

    Te flas ky tao tao ky plehr qe te gjith e urrejn ketu ne korc ky plehr

    Përgjigju
  • tani: 12/05/2023 13:43

    ike more hajdutke ju jeni qelbesira te s b bre

    Përgjigju
  • Tata: 12/05/2023 12:45

    Programet jane ato qe bindin,jo lloqe rruge,hahahaha,tellalle hamendjesh ne pushtet smund te vijne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pogradec, peshkatari kap në ujrat e liqenit të Ohrit peshkun Koran më shumë se 13 kg

Pogradec, peshkatari kap në ujrat e liqenit të Ohrit peshkun Koran më shumë se 13 kg