MIAMI, SHBA - Argjentina është fituese e Kupës së Amerikës për vitin e dytë radhazi. "Albiceleste" fituan 1-0 kundër Kolumbisë në finalen e madhe, teksa vendosi një gol i Lautaro Martinez në minutën e 112-të.
Sfida në stadiumin e Miamit nisi me 1 orë e 20 minuta vonesë, kjo për shkak të kaosit që u krijua nga tifozët, të cilët kërkonin të futeshin në stadium me vonesë.
Përballja ishte e luftuar, me raste, por koha e rregullt u mbyll 0-0. Për Argjentinën Lionel Messi luajti vetëm 66 minuta, duke dalë pas një dëmtimi në kyçin e këmbës së djathtë.
Duhej shtesa dhe minuta e 112-të që Lautaro Martinez të shënonte golin e vetëm pas pasimit të Lo Celso, teksa më i miri në fushë u shpall Dibu Martinez, portieri i Argjentinës.
Kjo ishte humbja e parë për Kolumbinë pas 28 ndeshjeve radhazi, ndërsa lojtari më i mirë i turneut u shpall kolumbiani James Rodriguez.
Kësisoj Argjentina fiton për herë të dytë radhazi Kupën e Amerikës dhe për herë të 16-të në histori të tyre.
Skuadrat më të suksesshme në Copa America:
Argjentina – 16
Uruguai – 15
Brazili – 9
Kili – 2
Paraguaj – 2
Peru 2
Bolivia – 1
Kolumbia – 1
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
77%
-
Jo
16.3%
-
Ndoshta
6.7%
Vota total: 178
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Skandal në Kupën e Amerikës, arrestohet presidenti i federatës
17 Korrik, 13:18
-
Armando Broja me shokë e bëjnë 'bllok' në rrjetet sociale, Chelsea nis procedurë disiplinore! Fernandez: Kërkoj falje për thirrjet raciste
17 Korrik, 10:10
-
'Ka dëmtuar ligamentet', mësohet koha që Lionel Messi mbetet jashtë fushe
17 Korrik, 09:50
-
Thirrjet raciste pas triumfit në Kupën e Amerikës, Federata franceze nis veprimet ligjore kundër asaj të Argjentinës
16 Korrik, 21:38
-
Doli nga fusha i dëmtuar, Lionel Messi një ditë pas triumfit: Jam mirë, Argjentina ka të ardhme të mrekullueshme
16 Korrik, 20:58
-
Finalissima/ Spanjë - Argjentinë, mësohet vendi dhe koha kur do të luhet finalja e madhe
15 Korrik, 17:00
-
Lamtumira si kampion, Angel Di Maria e mbyll me Argjentinën: E ëndërroja trofeun
15 Korrik, 14:41
-
VIDEO/ Çudira në Kupën e Amerikës, presidenti i federatës së Argjentinës merr asistent për t'i fshirë djersët
11 Korrik, 16:02
-
Kolumbia befason Uruguain, e mposht 0-1 dhe gjen Argjentinën në finalen e Kupës së Amerikës! Rekord me 28 ndeshje pa humbje
11 Korrik, 09:49
-
VIDEO/ Argjentina fiton 2-0 kundër Kanadasë dhe shkon në finalen e Kupës së Amerikës! Messi vendos rekord
10 Korrik, 17:21
-
Historia që qëndron prapa fotos së famshme të Messit me Yamal
9 Korrik, 13:55
-
VIDEO/ Brazili jashtë Kupës së Amerikës, Uruguai fiton me penallti! Në gjysmëfinale gjen Kolumbinë
7 Korrik, 08:33