Rodri, spanjolli i Manchester Cityt fitoi "Topin e Artë" për vitin 2024. Në një bisedë të fundit për "Radio Cope", ai tha se e meritoi trofeun më të rëndësishëm individual për futbollistët.
Rodri ka folur për bashkëlojtarin e tij në Man City, Erling Haaland, duke thënë se ai është i vetmi lojtar që mund të afrohet me Lionel Messin ose Cristiano Ronaldon.
"Lojtari më vendimtar në botë për sa i përket numrave është Erling Haaland. Ai është i vetmi lojtar që mund të afrohet me Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon. Haaland është gjithashtu shumë i ri dhe do të jetë duke dominuar futbollin për shumë vite”, deklaroi fituesi i Topit të Artë.
Më pas ai tha se e meritoi trofeun individual.
“Fitova për qëndrueshmërinë që kam patur dhe në futboll kjo është e vështirë. Lojtari më kostant kam qenë unë, ndoshta jo duke qenë në majë, por me vijueshmëri. Nuk e kisha menduar të përsërisja një sezon si ai i kaluari", vijoi Rodri.
Suksesi i Rodri la pas Vinicius Jr i konsideruar si favoriti kryesor deri pak orë para ceromonisë së 28 tetorit në Paris. Por futbollisti spanjoll ka një tjetër renditje në mendje.
“Unë do të kisha zgjedhur Carvajal të dytin dhe Vinicius të tretin”, tha ai.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.7%
-
Pak
12.1%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 1072
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dëmtohet Lionel Messi, nuk përfshihet në listën e Argjentinës: Doja shumë të luaja, trishtim
18 Mars, 15:52
-
VIDEO/ Lionel Messi rikthehet me gol nga dëmtimi, Inter Miami në çerekfinalet e Champions Cup
14 Mars, 12:34
-
Jasir Asani shkëlqen në Azi, lë pas Cristiano Ronaldon! Sylvinho 'fërkon duart'
13 Mars, 12:32
-
VIDEO/ I njëjti gjyqtar, standarde të dyfishta! Marciniak s'i anuloi golin Messit, por e bëri me Alvarez
13 Mars, 10:50
-
Rikthehet Totti: Sa Topa të Artë do kishte fituar Messi po të luante 25 vite te Roma?
5 Mars, 16:01
-
Rrezikon 100 goditje me kamxhik, Ronaldo shmang udhëtimin në Iran! Klubi: Është i dëmtuar
3 Mars, 13:39
-
VIDEO/ Lionel Messi i përgjigjet Cristiano Ronaldos me një supergol, Inter Miami kalon fazën në Champions Cup
26 Shkurt, 11:19
-
VIDEO/ Cristiano Ronaldo nuk njeh moshë, shënon gol dhe fiton penallti në fitoren e Al Nassr
26 Shkurt, 10:48
-
VIDEO/ Lionel Messi si asnjëherë më parë, bën sherr me gjyqtarin e ndeshjes dhe ndëshkohet me karton
25 Shkurt, 16:07
-
VIDEO/ U luajt në temperaturën -17 gradë, Lionel Messi i jep fitoren Inter Miamit
20 Shkurt, 11:08
-
Temperatura deri në -24 gradë dhe stuhi bore, shtyhet ndeshja e parë zyrtare e Lionel Messit në SHBA
18 Shkurt, 15:37
-
Emocionuese/ Ja si Ronaldo uroi Georginën për Shën Valentin
14 Shkurt, 20:04