Incidentet, Komisioni i Disiplinës
dënon Kukësin dhe Skënderbeun 

Incidentet, Komisioni i Disiplinës<br />dënon Kukësin dhe Skënderbeun 
Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur që të dënojë Skënderbeun për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës dhe duke paraqitur parulla ofenduese me zhvillimin e 2 ndeshjeve pa spektatorë.
 
Ndërsa Kukësi për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur fjalë ofenduese në kor, dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë.
 
Vendimet e plota
1.KF “Skenderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës e duke paraqitur parulla ofenduese, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës. 
2.KF “Kukësi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur fjalë ofenduese në kor, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njeqindmijë)Lek.
3.KF “Luftetari”, paralajmerohet se ne rast perseritje te sjelljes se gabuar te tifozerise do te jete subjekt i pershkallezimit te masave te Komisionit te Disiplines.
4.FK “Vllaznia”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur fjalë ofenduese në kor, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijëë) Lek.
5.Zyrtari i KF “Teuta” Klodian Dervishi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS dënohet me pezullim nga aktiviteti për 2 (dy) ndeshje.
6.Zyrtari i FK “Vllaznia” Avenir Dani për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS dënohet me pezullim nga aktiviteti për 2 (dy) ndeshje.
7.KF “Laci”, paralajmerohet se ne rast perseritje te sjelljes se gabuar te tifozerise do te jete subjekt i pershkallezimit te masave te Komisionit te Disiplines.
8.Zyrtaret e KF “Iliria” Fatmir Sala dhe Astrit Tali, për shkelje të parimeve të fair play duke protestuar ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti . 
9.Lojtari i KF "Skrapari" Ani Meta per ofendim dhe goditje ndaj gjyqtarit te ndeshjes, denohet me 12 muajj pezullim nga aktiviteti sportiv bazuar ne nenin 49/1/b te KDS. 
10.Lojtari i KF "Gramozi" Ardit Baci per goditje me grusht ndaj kundershtarit denohet me ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 48/1/e te KDS.
11.Lojtari KF "Vllaznia B" Samet Ruci per sjellje josportive nda zyrtarit te ndeshjes denohet me kater nddeshje pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 49/1/a te KDS.
12.Zyrtari i KF “Fieri” U-17, Roland Mehmeti, për shkelje të parimeve të fair play duke protestuar ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti .
13.Lojtarët e KF “Fieri” U-17, Emiljano Henxa dhe Ledion Brace për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a) të KDS, dënohen me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
14.Lojtaret e KF “Apollonia” U-17, Fatos Lushaku, Erald Shala, Mario Bega dhe lojtaret e SK “Vlora” U-17, Barion Aliaj, Aleks Toska dhe Arnold Naci per sjellje jo sportive, ne bazë të nenit 48/1/d) te KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
15.Mos pranimin e kërkësës sëlojtarit të KF “Kërcyra” si të pa bazuar në rregullore.
16.FK “Dinamo” U-19, për një gabim teknik gjatë aktivizimit të një lojtari të saj, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 më 0 , bazuar në nenin 54/1 dhe 65/4 të KDS.
17.Pranimin e kërkësës së lojtarit të KF “Vllaznia B” Denis Balaj, duke i pezulluar pjesën e mbetur të dënimit, në bazë të nenit 33 të KDS.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë