ELBASAN - Lidhur me incidentin e ndodhur në "Elbasan Arena" ka reaguar edhe Drejtori i Policisë së Qarkut Elbasan Neritan Nallbati. Nallbati theksoi se për sigurimin e rendit dhe qetësisë u angazhuan 95 forca police të cilat u instruktuan para ndeshjes.
Është realizuar edhe një takim me dy drejtuesit e skuadrave dhe se gjatë gjithë ndeshjes policia nuk ka lejuar konfrontime mes tifozëve. Në stadium kanë qenë të pranishëm 1500 ultras të Tiranës dhe 3000 tifozë elbasanas.
Drejtori i Policisë së Elbasanit shton më tej se policia nuk lejoi që tifozët të futen në fushë, nuk pati përplasje mes tyre dhe lojtarëve apo me gjyqtarët, si dhe nuk u lejuan të futen në ambientet e brendshme të stadiumit dhe se 15 autobuzët me tifozë të Tiranës u shoqëruan pa asnjë incident
Gjithsesi ai u shpreh se për rastin do të ketë masa konkrete se po bashkëpunohet me policinë e Tiranës dhe federatën për hapa të mëtejshëm, se do të shfrytëzohen pamjet filmike dhe se në fund do të dalë përgjegjësia
Ai gjithashtu tha se tashmë është identifikuar një tifozeri problematike dhe se i është kërkuar FSHF që të zhvillojë ndeshje në fusha me standarde pasi vec "Elbasan Arena" në Elbasan asnjëra prej tyre nuk i plotëson këto standarde.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com