Edhe kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani, i bën thirrje gazetarëve të raportojnë profesionalisht dhe me përgjegjësi për zhvillimet lidhur me vrasjen e pesëfishtë të ndodhur në fshatin Smillkovcë.
" I apeloj gazetarët që të mos publikojnë informacione të paverifikuara dhe të mos spekulojnë për autorët dhe motivet eventualë të kësaj vepre. Vlerësoj se mediat nuk duhet ta keqpërdorin dhimbjen e familjarëve dhe humbjen e madhe të qytetarëve të vrarë, që të nxisin dhunë ndëretnike. Ata që i vranë të pesë shkupjanët kanë vetëm një emër – vrasës të pamëshirshëm, të cilëve duhet t’u gjykojë shteti juridik", ka thënë Selmani, citon Zhurnal.
Qytetarët e Maqedonisë, ka vijuar ai, janë të bashkuar rreth dënimit të kësaj vrasje makabre, për shkak se "janë të bindur se vrasësit nuk qëlluan vetëm mbi këta njerëz të pafajshëm, por dhe mbi paqen dhe të ardhmen në Maqedoni".
(sg/shqiptarja.com)