ELBASAN - Një ditë pas incidentit në stadiumin “Elbasan Arena” në ndeshjen Elbasani –Tirana, dëmet e stadiumit llogariten edhe më të mëdha.
Nuk janë vetëm stolat plastike të dëmtuar, por flakadanët e shumtë kanë shkaktuar dëmtime të rrjetit elektronik të tabelave që rrethojnë stadiumin. Drejtori i stadiumit Dritan Kadia ka përsëritur që ky dëm nuk llogaritet thjesht ekonomik, pasi si pasojë e incidentit vihet në diskutim edhe zhvillimi i ndeshjes kualifikuese të Europianit 2016 në Francë, ku funksionimi i tabelave elektronike të fushës është standart i UEFA-s.
Drejtori Kadia thekson se shkaktarët e këtij dëmtimi duhet të mbajnë përgjegjësi që gjëra të tilla ngjarje të mos përsëriten.
"Përsa i përket tabelës elektronike ajo është reklama që rrethon stadiumin. Ky është një standard i UEFA që bën që ky stadium të jetë i kualifikuar që ndeshjet kualifikuese për në Francë të zhvillohen në këtë stadium." tha Kadia
Drejtori i stadiumit theksoi gjithashtu se nuk ka kompetenca për vendimet e ardhshme që mund të penalizojnë stadiumin, por sipas tij masat do të jenë drastike që gjëra të tilla të mos ndodhin më.
"Ajo ishtë një lloj pabesie që ndodhi në këtë stadium ku pavarsisht se themi dicka, të kundertën bëmë. Nuk duhet të heqim barrën nga vetja por duhet të nxjerim mësime dhe gjera të tilla sduhet të ndodhin më." tha ai
Pas një bilanci të bërë nga drejtoria e staidumit rezulton se dëmi është 126 stola të dëmtuar nga të cilët 100 ishin në pjesën e tifozerisë së Tiranës. Ndërkohë tifozeria verdh e blu mban përgjegjësi për flakadanët dhe për dëmtimin e tabelave elektronike dhe të barit në fushë.
Policia e Elbasanit ka nisur procedimin penal ndaj 6 tifozëve të përfshirë ditën e djeshme në dhunën në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena”. Kështu janë proceduar penalisht tifozët Naim Xhepa, Agron Xhepa, Mustafa Skilja, Përparim Shermadhi, Adnand Miraku dhe Klevis Buzo.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4246
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13