TIRANË, 24 Nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Kryepolici i Elbasanit, Neritan Nallbati, në një prononcim për mediat ka bërë të ditur se Policia e drejtuar prej tij ka kryer të gjitha kontrollet e duhura para ndeshjes mes Elbasanit dhe Tiranës, zhvilluar ditën e djeshme në "Elbasan Arena"
Nallbati duke iu përgjigjur edhe kritikës së Drejtorit të të Stadiumit "Elbasan Arena", Dritan Kadiu, tha se Policia ka qenë në gadishmëri të plote gjatë gjithë takimit dhe ndërhryri në mërnyrë korrekte gjatë incidenteve. "Ishin rreth 95 punonjës policie të angazhuar. 500 tifozë të Tiranës dhe një numer i ngjashëm të tiozëve të Elbasanit. Janë kryer të gjitha kontrollet fizike gjatë hyrjes së tifozëve, ndërsa është diskutuar për mbarëvajtjen e takimit edhe me trajnerët respektive", theksoi Nallbati gjatë prononcimit për shtyp.
Ai bëri të se Policia e Elbasanit ka nisur procedimin penal ndaj 6 tifozëve të përfshirë ditën e djeshme në dhunën në shkallët e stadiumit "Elbasan Arena". Kështu, janë proceduar penalisht tifozët Naim Xhepa, Agron Xhepa, Mustafa Skilja, Përparim Shermadhi, Adnand Miraku dhe Klevis Buzo.
Po ashtu, ai tha se po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të këtij incidenti. /a.ke/










