Takimi i Ramës me shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar nisi me incidente nga ‘militantë’ të Partisë Demokratike të cilët ishin infiltruar në rradhët e shqiptarëve që kishin ardhur për të dëgjuar kryeministrin Edi Rama në 'Copper Box Arena Queen Elizabeth Olympic Park London'
Ndërsa Rama nisi të fliste, nga salla u dëgjua një person që thërriste “Rama ik! E ndërsa personeli I sigurisë u kujdes ta largonte Kryeministri Rama kërkoi ndjesë.
‘”Ndejsë për të një grusht të verbërish atje tek dera, të nxitur nga të verbrit në Tiranë kishin marrë me vete librin e shtëpisë tonë e bërtisnin aty përballë. Keqardhje por asnjë dyshim me vetëdije se edhe ata janë pjesë e familjes son të madhe” tha ai.
Menjëherë një tjetër zë u dëgjua nga salla “Hajdut”. E ndërsa personeli i sigurisë u kujdes ta largonte një tjetër zë kundër Ramës u dëgjua.
“Keqardhje" tha Rama duke lënë të kuptojë se janë të nxitur nga PD për të cilën tha se është ‘Parti që nxit të tilla akte antishqiptare në tokë të huaj”
Rama tha se ndodhej aty për të kërkuar votën e shqiptarëve që jetojnë në gadishull për ‘Shqipërinë e 2030’ dhe për të larguar njëherë e përgjithshmonë ata që e kanë bërë parlamentin 'sokaku i të marrëve'
"Ata pak që ishin futur si diversantë nuk janë fajtorë se përgjegjësinë për fajin e tyre e kanë ata e ju me votë duhet ti tregoni se duhet të largohen një herë e mirë. Dasia u shfaq sot. 3 mijë veta këtu e 30 vetë jashtë. E kanë bërë parlamentin e Shqipërisë sokakun e të marrëve, që shajnë e predikojnë shkatërrim."
Kryeministri Edi Rama u ndal dhe tek ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën, vrasja e 14 vjeçarit Martin Cani. Rama tha se po shfrytëzohet për luftën e pushtetit.
Ku bën vaki, në cilin vend demokratik, që pa u varrosur ende kufoma e një viktime të pafajshme të dalin djajtë nga shishet dhe tia marrin valles së luftës për pushtet, ndasive duke shkelur mbi trupin e të ndjerit dhe shkelmuar trurin e njerëzve të lënduar me plot të drejtë prej tragjedisë. Po motivohen protesta partish të maskuar si revolta qytetare.
Është dashur ndërhyrja e personelit të sigurisë për t'i larguar, ndërsa Partia Demokratike ka shpërndarë përmes whats app video nga momentet e shoqërimit të protestuesve.
S ke faj ti. Kane faj keta rrushat qi vijne e brohorasin per ty. I ke nxjerr jashte e vine e te adhurojne. Popull kot
PërgjigjuI moren rojet private Angleze zvarre i nxoren jashte. Rrinin si muti ne shi.
PërgjigjuQeveris kete popull qe ka mbetur ne Shqiperi dhe leri bredhjet neper bote.
PërgjigjuKapi mor ka botha icta kokcepa malsiet. Nxirri mor jasht!
PërgjigjuShpellaret e komunistit Sali nongrata llumi I kombit..
Përgjigju