Incidentet në Palermo,arrestohet
një tifoz shqiptar, 77 skedohen

Incidentet në Palermo,arrestohet<br />një tifoz shqiptar, 77 skedohen
ITALI-Pas ndeshjes Itali-Shqipëri, Policia Italiane ka arrestuar një tifoz shqiptar.
 
Tifozët shqiptarë në Palermo ndërprenë për disa minuta ndeshjen pas hedhjes së tymueseve dhe flakadanëve në fushë.
 
“DIGOS” polica e specializuar në Itali për ngjarjet e dhunshme, ka identifikuar përmes kamerave të gjithë tifozët e përfshirë në këto akte.
 
Pas hetimeve janë skeduar 77 tifozë për të cilët mund të ketë ndjekje penale, ndërsa Federata rrezikon të marrë gjobë të majme apo të ndëshkohet të luajë pa tifozë në ndeshjen e ardhshme. Kjo për shkak se është rast i përsëritur dhe se Federata është gjobitur në çdo ndeshje të eliminatoreve për hedhje të flakadanëve dhe tymuesve në fushë.
 
Një nga flakadanët e hedhur mbrëmë në fushë ka shpërthyer para këmbëve të një punonjësi të sigurimit në fushë duke e lënduar lehtë.
 
Përgjegjës për ndërprerjen e ndeshjes ishin grupi i tifozëve “Plisat” dhe shkak është bërë revolta ndaj kreut te FSHF, Armando Duka.
 
“Plisat” duket se në shenjë të hakmarrjes për vendimin e kreut të Federatës së Shqipërisë të Futbollit (FSHF), Armand Duka për vendimin që atyre të mos u lejohet hyrja në duelin e shkuar ndaj Izraelit hodhën fishekzjarre, tymues e flakadanë në fushën e stadiumit në Palermo duke e ndërprerë përkohësisht ndeshjen.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë