Incidentet, nga blerja e votave
te përplasja e komisionerëve
Incidentet kanë qenë të izoluara dhe sporadike në ambientet jashtë QV-ve, ndërsa nuk mungojnë rastet e shitblerjes së votave dhe ofrimit të shumave financiare për komisionerët dhe vëzhguesit e partive politike.
Qendrat e Votimit janë hapur në të gjithë vendin në orën 07:00.
Incidentet kanë qenë të izoluara në ambientet jashtë QV-ve, ndërsa nuk mungojnë rastet e shitblerjes së votave dhe ofrimit të shumave financiare për komisionerët dhe vëzhguesit e partive politike.
Incidenti më i rëndësë është ai në Shëngjin ku disa persona u konfrontuan fizikisht jashtë Qendrës së Votimit ku për pasojë pati edhe të shtëna me armë zjarri. Një simpatizant i LSI-së mbeti i lënduar nga kjo ngjarje pasi u godit në kokë me tytën e pistoletës.
Në Krujë është arrestuar një person i identifikuar si simpatizant i Partisë Demokratike, të cilit gjatë kontrolleve iu gjenë 4 milionë lekë gati për t’u shpërndarë te komisionerët dhe vëzhguesit e PD brenda QV-së.
Në Elbasan janë proceduar në gjendje të lirë tre persona për shitblerjen e votave. Ndërkohë që në Tiranë
janë proceduar gjithashtu tre persona me akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”. T. H., 31 vjeç, E. Z., 28 vjeç dhe A. K., 22 vjeç premtonin zgjidhjen e problemeve të pronave për banorët në këmbim të votës.
Ata janë kapur në flagrancë në automjetin tip Opel, brenda të cilit u gjetën lista e zgjedhësve për qendrat e votimit të këtij fshati si dhe gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dokumente të ndryshme pronësie të banorëve të ndryshëm të këtyre qendrave të votimit.
Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas u kishin premtuar zgjidhjen e problemeve për këto pronësi banorëve të fshatit Çekrezë, në këmbim të votës për një subjekt të caktuar politik.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje” të parashikuar nga Neni 328/a dhe 25 i Kodit Penal.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 3663
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai paraqitet në SPAK! Report Tv zbulon kallëzimin e bërë ndaj tij për korrupsion, fshehje pasurie dhe shkelje barazie në tendera
15 Janar, 10:07
-
Abu Dhabi/ Samiti i Javës së Qëndrueshme, Rama: Nënshkruajmë marrëveshjen për kabllot nënujorë me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara! Synojmë të bëhemi lojtarë kyç në rajon
15 Janar, 09:55
-
Meloni flet për marrëveshjen energjetike me Shqipërinë dhe Emiratet Arabe: Jam krenare
15 Janar, 09:52
-
Masakra e Lushnjes, Laert Haxhiu bën rekurs dënimin 'burg përjetë', prej 3 javësh në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë
15 Janar, 09:45
-
Tiranë/ Shisnin kokainë e kanabis pranë një shkolle, arrestohen dy persona, 1 në hetim
15 Janar, 09:42
-
Takimi i parë në Bruksel i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për të pagjeturit
15 Janar, 09:40
-
'I kam kaluar të gjitha nga plumbat 3 gisht mbi kokë deri te drejtimi i vendit', Braçe: E kam nisur si socialist i zakonshëm në 1992 dhe kështu do e mbyll
15 Janar, 09:36
-
Policia e Kosovës hyn në institucionet serbe në Graçanicë
15 Janar, 09:33
-
VIDEOLAJM/ Rama në gjunjë para Melonit, ja dhurata që zgjodhi për ditëlindjen e saj
15 Janar, 09:33
-
VIDEO/ Juventusi s'di të fitojë, vetëm 1-1 kundër Atalantës! Gjimshiti luan 90 minuta
15 Janar, 09:26
-
VIDEO/ Milani merr tri pikë në udhëtim, përmbys 1-2 Comon
15 Janar, 09:25
-
GOLAT/ Milani përmbys 1-2 Comon dhe sheh nga Evropa, Juventusi barazon 1-1 në Bergamo
15 Janar, 09:22