Një incident është shënuar mesditën e kësaj të marte në Qendrën Spitalore të Himarës.
Drejtori i kësaj Qendre, Jani Gjoka, ka penguar kameran e emisionit "Rreze Dielli" të Report Tv, për të intervistuar mjekët, lidhur me këshillat që ata iu japin pushuesve në këto ditë kur plazhet në jug të vendit dynden nga turistët.
Gazetarja Matilda Zaimi tha se Gjoka nxori jashtë spitalit në mënyrë arrogante grupin e xhirimit të Report Tv.
"Ne u futëm nëpërmjet kameras në qendrën spitalore dhe komunikuan me mjekë të cilët nuk u shprehën, por na drejtuan te zyra e drejtorit Jani Gjoka. Ai nuk na priti dhe aq mirë, pavarësisht se ne jemi duke një punë ashtu sikurse edhe Qendra Spitalore. Drejtori i Spitalit nuk na dha informacion, por na nxori jashtë Qendrës Spitalore në mënyrë arrogante", tha gazetarja e Report Tv.
"Rreze Dielli" ka zbarkuar në plazhet e jugut prej disa ditësh nga ku vijon transmetimin e edicionit veror çdo ditë, për atë se çfarë ndodh përgjatë bregut të jugut.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com