Incidenti i djeshëm në Egje, ministri turk i mbrojtjes: Grekët hapën zjarr ndaj peshkatarëve tanë, nuk do i lëmë pa përgjigjie

Incidenti i djeshëm në Egje, ministri turk i mbrojtjes: Grekët hapën zjarr ndaj peshkatarëve tanë, nuk do i lëmë pa përgjigjie

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar ka reaguar për incidentin që u regjistrua ditën e djeshme në kufirin e ujërave detarë mes Turqisë dhe Greqisë ku u raportua se roja bregdetare greke kishte hapur zjarr ndaj peshkatarëve turq. 
Ai tha se me veprime të tilla, Greqia vetëm sa po kryente provokime të vazhdueshme dhe se nuk do të mbetej pa përgjigjie. Ministri turk tha se pavarësisht veprimeve të Greqisë, Turqia ishte përpjekur të zgjidhte çdo mosmarrëveshje me dialog. 

“Ne kemi probleme serioze me Greqinë. Ne po punojmë shumë për t'i zgjidhur ato përmes dialogut. Nuk kemi marrë përgjigje pozitive nga Greqia për asnjë nga nismat tona. Vetëm dje ata ngacmuan dhe qëlluan peshkatarët tanë në Egje. Është Greqia që provokon ditë e natë. E bëjnë atë që bëjnë për arsye të brendshme politike. Nuk lëmë pa përgjigje asnjë ngacmim ndaj nesh.Pavarësisht se çfarë kanë bërë, ne themi që problemet të zgjidhen me dialog. Ne themi, para se të bjerë bora në mal, ejani në vete dhe vendosni këmbët në tokë. I kemi paralajmëruar dhe vazhdojmë t'i paralajmërojmë. Ndaloni sjelljen tuaj sfiduese. Ne duam t'i zgjidhim problemet në mënyrë paqësore. Ne themi hajde të flasim''. Fatkeqësisht, ne shohim probleme nga ana tjetër. "Ju e keni bërë këtë në histori, rezultatet dihen "- tha ministri turk.

Ditën e djeshme pati një përplasje në ujërat territoriale të një ishulli grek ku roja bregdetare greke ka hapur zjarr ndaj disa anijeve turk të peshkimit në formë paralajmërimi. Sipas dëshmisë së rojës bregdetare greke, anijet e peshkimit po kryenin manovra të rrezikshme në formë provokimi. 
 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erdogan: 06/01/2023 13:33

    Greqia mendon se po ja ben Shqiperise por do haje sallatorin nga Turku dhe dua ti shikoj pastaj cfare do te bejne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë