Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me operacionin antidrogë të zhvilluar sot në Tiranë ku u shënua dhe një incident me gazetarin Ergys Gjençaj i cili u shtri në tokë nga policia.
“Dënoj me forcë dhunën arbitrare të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj gazetarit Ergys Gjençaj, i cili ishte në krye të detyrës dhe që gjithmonë ka dëshmuar profesionalizëm të lartë për informimin publik.
![]()
Ky rast i përsëritur i cënimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim ligjor dhe është një tjetër incident i rëndë, që dëshmon se përdorimi i pajustifikuar i dhunës, veçanërisht ndaj përfaqësuesve të medias, është kthyer në një mentalitet shqetësues në radhët e Policisë, që duhet trajtuar me zero tolerancë, në përputhje me ligjin.
Duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për të gjithë gazetarët kurajozë dhe të pavarur, theksoj se liria e medias është thelbësore për demokracinë dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ 1.2 kg kokainë në kuti picash, goditet grupi i shpërndarësve të 'maskuar', 4 të shoqëruar! Videoja kur u ikin policëve, kapen për disa minuta! Efektivët shtrinë barkas gazetarin
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)