Incidenti me makinë në Gjermani, vdes nëna dhe vajza e saj

Incidenti me makinë në Gjermani, vdes nëna dhe vajza e saj

Kancelari Olaf Scholz duke kushtuar homazhe për nënën dhe vajzën e ndjerë

Një nënë 37-vjeçare dhe vajza e saj dyvjeçare ndërruan jetë të shtunën nga lëndimet e marra kur një shtetas afgan goditi me makinë një turmë në Munih të enjten. Policia gjermane njoftoi të shtunën për viktimat e para nga incidenti.

Hetuesit gjermanë njoftuan të premten se të paktën 39 individë u plagosën, me disa prej tyre në gjendje kritike, kur një makinë përplasi turmën e aktivistëve të një sindikate që protestonin për paga më të larta.

Autoritetet thanë se incidenti po trajtohej si një sulm me motive fetare.

Sulmi ka sjellë çështjet e sigurisë në qendër të fushatës politike ndërsa Gjermania mban zgjedhjet federale më 23 shkurt. Sulmi ndodhi disa orë përpara mbërritjes së udhëheqësve ndërkombëtar në qytetin jugor gjerman për Konferencën vjetore të Sigurisë në Munih./ VOA

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti