Incidenti me tetraplegjikët në stadiumin e ri kombëtar, FSHF-ja sqaron si qëndron e vërteta

Incidenti me tetraplegjikët në stadiumin e ri kombëtar, FSHF-ja sqaron si qëndron e vërteta

TIRANË- Federata Shqiptare e Futbollit ka sqaruar incidentin me para dhe tetraplegjik në ndeshjen e ditës së djeshme në stadiumin e ri kombëtar. Në reagimin zyrtar, FSHF-ja sqaron se arsyeja se përse kjo kategori personash u detyruan që të ngjisin shkallët e stadiumit nga vullnetarët, ka qenë pikërisht defekti teknik në ashensorët të vendosur vetëm në dispozicionin e tyre.

Në reagim theksohet se në stadiumin e ri ka tualetet përkatëse dhe çdo facilitet i kërkuar nga standartet ndërkombëtare pwr para dhe tetraplegjikwt.

"Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të sqarojë të gjithë opinionin publik në lidhje me problematikën e ndeshur ditën e djeshme me rastin e ndeshjes Shqipëri-Francë, me personat para dhe tetraplegjik.

Të gjithë personat para dhe tetraplegjik si dhe shoqëruesit e tyre, të cilët vijnë në çdo ndeshje ndërkombëtare pas listës që sjell Shoqata e drejtuar nga Ndrek Ismajli, kanë marrë badge-in përkatës për të hyrë në stadium. Në Air Albania Stadium janë vendet për këtë kategori dhe shoqëruesit e tyre, tualetet përkatëse dhe çdo facilitet i kërkuar nga standartet ndërkombëtare.

Ditën e djeshme për shkak të një defekti teknik, ashensorët e tyre nuk kanë funksionuar dhe të gjithë personat janë ngjitur në stadium nga vullnetarët, kompania e sigurisë e kontraktuar nga FSHF dhe stafi jonë, duke i mundësuar ndjekjen e ndeshjes në vendet e tyre", njofton FSHF-ja.

Njoftimi i plotë i FSHF-së

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale