Incidenti në Elbasan, Rama 
Blushit: Vagabond, shpifës 
VD/Prononcimi i Blushit e Ballës

Incidenti në Elbasan, Rama <br />Blushit: Vagabond, shpifës <br />VD/Prononcimi i Blushit e Ballës
Debate të forta dhe ofendime në mbledhjen e grupit parlamentar socialist mes kryeministrit Rama dhe depuetetit Ben Blushi. Sipas burimeve per Report TV, perplasjet kane qene te forta dhe askush nuk ka ngurruar te flase hapur per incidentet e fundit, por edhe te ardhmen e PS.

Sipas te njejtave burime, pretendenti për kryetar i Partisë Socialiste Blushi është quajtur nga Kryeministri Rama "vagabond, shpifës racional dhe i pafytyrë" teksa në grup diskutohej ndryshimi në statut dhe incidenti në Elbasan. Per Ramen, cdo gje qe ka ndodhur brenda mbledhjes se grupit eshte ne normalitetin e PS. Sipas tij "prandaj quhet Partia Socialiste"

Vete deputeti, pas mbledhjes, i pyetur nga gazetaret, nuk ka mohuar që debati ka arritur deri në ofendime, ndërsa akuzoi serish drejtuesit e partisë se organizuan përballjen e tij me strukturat në Elbasan. Ndërsa për Taulant Ballën, ishte Blushi ai që acaroi situatën.
 
 “Ajo që them unë është që ajo ngjarje e ka burimin në këtë seli, pasi urrejtja, gjuha armiqësore i nxiti ata në Elbasan që të sillen ashtu siç u sollën. I kam falur të gjithë ata që reaguan në Elbasan, pasi janë në ndikim nga kjo seli. Pati debate brenda takimit. Do doja që PS të distancohej nga ajo ngjarje, ky është problemi i vijës politike të një partie të madhe. Njerëzit po nxiten për të kundërshtuar me dhunë, Rama po fut dhunë dhe armiqësi që ka futur brenda partisë. Në Elbasan kërkova zgjedhje të lira, Rama të përgjigjet sa është i përfshirë në ngjarjen e Elbasanit” ka thënë Blushi.
 
“Secili fatin e vet politik e ka në dorën e vet. Blushi acaroi mbledhjen e grupit parlamentar, pasi ai po hedh baltë mbi grupin parlamentar.Keqardhje për ngjarjen në Elbasan. Nuk duhet të fyejmë sallat prej të cilave jemi zgjedhur. Duhet të respektojmë anëtarët e PS. Ps është parti shumë demokratike. Duhet të zgjedhim mes halleve që kanë sallat dhe karriges që duam të kemi” ka shtuar Balla.


(Prononcimi i Ben Blushit dhe Taulant Ballës për mediat nga selia e PS pas mbledhjes)

Në dalje nga selia pas mbledhjes së grupit dhe asaj me koordinatorët e partisë, Rama tha: "Ka gjithmonë debate, prandaj quhet Partia Socialiste", duke lene te kuptoje se perballja mes mendimeve te kunderta, eshte normaliteti i PS.

Deputetit të Elbasanit i është kërkuar që të përmendë emrat e kriminelëve në parti që sipas tij solli Rama.Pas shumë insistimesh ai ka përmendur Tom Doshi që shkonte në parlament në 2005-n i armatosur dhe një episod me Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Sipas tij Kodheli i është lutur në 2013-n të negocionte me Ramën për të mos futur në listën e deputetëve një kandidat për Lezhën, për të cilin ajo i dispononte një dosje kriminale si i dënuar për prostitucion.

Gjatë debateve, situata është tensionuar aq shumë sa Kryeministri ka goditur tavolinën duke derdhur gotën me ujë deri tek deputetët pranë.

Ora 14:30  Zbardhet mbledhja e grupit të PS, Rama debat me Ben Blushin
Rama- Blushit: Vagabond, i paturp, shpifës racional 

Rama- Blushit: Më thuaj me emra kush janë kriminelët?
 
Blushi: Ke futur Tom Doshin

Blushi: Kodheli në 2013 më tha mos e fusni në listë Arben Ndokën, ka precedent

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'