Prokuroria ka nisur hetimet pas denoncimit të shoqërisë civile për projektin e Bashkisë së Tiranës në Kodrat e Liqenit Artificial, që sipas tyre cenon Kodin Penal, pasi pa marrë leje mjedisore apo ndërtimore janë prerë rreth 15 pemë.

Gjatë prezantimit të drejtuesve të prokurorisë në Lushnje, Kryeprokurori Adriatik Llalla tha se ka administruar provat e dorëzuara nga të dyja palët dhe pas verifikimeve të provave do të dilet në një konkluzion përfundimtar.

Por pak minuta më vonë, në Prokurorinë e Beratit ai u shpreh se organi i akuzës do të nisë hetimet për ngjarjet tek Kodrat e Liqenit

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)