Incidentit me tifozin, Evra mund të
mbyllë karrierën në rast dënimi

Incidentit me tifozin, Evra mund të<br />mbyllë karrierën në rast dënimi<br>
Të gjithë kundër Patrice Evra.

E papranueshme sjellja e anësorit veteran, i cili me gjithë atë eksperienë mbi supe nuk mund të vepronte në mënyrë të tillë, kështu është gjykuar nga media dhe opinioni sportiv në Franë veprimi i Erva.

Në ndeshjen e Europa League mes Vitoria Guimaraes dhe Marseille, Evra goditi me shkelm një tifoz të skuadrës së tij i cili e kishte ofenduar.

Për këtë drejtuesit e klubit të Marseille kanë marrë një vendim drastik ndaj tij, duke e përjashtuar nga skuadra për një afat të pacaktuar.

Një hetim për incidentin në fjalë është  hapur edhe nga UEFA.

Komisioni I Disiplinës pritet të mblidhet me 10 nëntor ku do të vendosë se çfarë masash do të marrë ndaj Patrice Evra.

Sipas mediave në francë Evra rrezikon një pezullim deri ne 7 muaj dhe nëse kjo bëhet fakt i kryer për Evra-n do të ishte fundi duke parë edhe moshën e 36-vjeçarit.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)