Pasaportat në secilin vend të botës mund të jenë krijuar për një qëllim të njëjtë, por ato dallojnë nga shteti në shtet.
Disa pasaporta mund të jenë si çelës që iu hapin shumë dyer të botës, por disa të tjera iu ofrojnë shumë më pak qasje nëse nuk keni vizë.
‘Hendley Passport Index’ edhe për vitin 2020 ka bërë matjet për secilin shtet, duke treguar se me cilët pasaporta iu ofrohet më shumë qasje nëpër
botë.
Për vitin 2020, në vendet e para qëndrojnë këto shtete:
Japonia është në krye të renditjes duke ofruar qasje pa vizë në 191 destinacione të pabesueshme në të gjithë botën
Azia mbizotëron në krye të listës, me Singaporin në vendin e dytë pasaporta e së cilit ofruar qasje pa vizë në 190 destinacione.
Koreja e Jugut me Gjermaninë renditen në vendin e tretë me qasje në189 vende.
Finlanda, Italia dhe Spanja renditen në vendin e katërt, Luksemburgu dhe Danimarka në vendin e pestë kurse Suedia dhe Franca në vendin e gjashtë.
Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar ndajnë vendin e shtatë dhe të tetë.
Në vendin e nëntë renditet Malta. Edhe pse një shtet i vogël gjeografikisht, Malta ka një pasaportë të fuqishme, që lejon udhëtimin pa viza në 182 shtete. Po në vendin e nëntë renditen
Republika Çeke, Australia, Islanda, Lituanisë dhe Zelanda e Re, të cilat mundësojnë qasje në 180 shtete.
Dhe vendin e dhjetë e mbajnë Lituania, Sllovakia dhe Sllovenia. Me pasaporta të këtyre vendeve udhëtohet pa viza në 179 shtete.
Maqedonia e Veriut qëndron e 46-ta në listë, me një pasaportë që ofron qasje në 123 vende.
Ndërkaq, Shqipëria është renditur në vendin e 54-të. Me një pasaportë shqiptare, mund të udhëtoni pa viza në 116 shtete.