/ATSH-Gjergji Mima/ -Organizata ndërkombëtare 'Transparency International' ka publikuar sot "Indeksin e perceptimit të Korrupsionit për vitin 2014" në të cilin pavarësisht se Shqipëria dhe Kosova kanë bërë përmirësime të lehta, ndodhen sërish në vendin e fundit të Evropës Juglindore.
Në raportin, ku janë përfshirë 175 vende, Shqipëria për këtë vit është vlerësuar me 33 pikë, duke arritur të fitojë 6 pozicione dhe u renditur tashmë në vendin e 110 nga vendi i 116 që mbante vitin e kaluar.
Në po të njëjtën kuotë pikësh është vlerësuar edhe Kosova, duke u renditur gjithashtu po me 110 pikë, dhe duke arritur të ngjitet vetëm me një pozicion krahasuar me 2013.
Pavarësisht kësaj, nga vendet e rajonit Kosova dhe Shqipëria radhiten në "zonën e kuqe" të korrupsionit në të njëjtin grup me Ekuadorin, Etiopinë dhe Malavinë.
Ndërkohë pozicionin më të mirë në rajon e mban Maqedonia, në vendin e 64-t. Pas saj radhiten Mali i Zi në vendin e 76-të, Serbia në vendin e 78-të dhe Bosnja në vendin e 80-të.
Sipas organizatës 'Transparency International', korrupsioni është problem për të gjitha ekonomitë dhe kërkon nga qendrat financiare në Bashkimin Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara që të veprojnë së bashku me ekonomitë në rritje, për të parandaluar këtë dukuri.
Në Indeksin e këtij viti, Danimarka ka dalë e para me 92 pikë, ndërsa Koreja e Veriut dhe Somalia ndajnë vendin e fundit, me nga tetë pikë.
Rëniet më të mëdha kanë qenë në Turqi me minus pesë pikë dhe në Angola, Kinë, Malavi dhe Ruandë me minus katër pikë. Ndërkaq, përmirësimet më të mëdha janë shënuar në Bregun e Fildishtë, Egjipt, Shën Vincent dhe Grenadine me plus pesë pikë, si dhe në Afganistan, Jordani, Mali dhe Zvicër me plus katër pikë.
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit radhit vendet në bazë të niveleve të tyre të korrupsionit në sektorin publik. Më shumë se dy të tretat e 175 vendeve të vlerësuara, radhiten nën shifrën 50, në indeksin prej 0 pikësh, që përshkruan vendet me korrupsion të lartë, deri në 100 pikë, që vlen për vendet e pastra.
/Shqiptarja.com