Indeksimi, javën e ardhshme pritet
rritja e pagave në Bashkinë e Tiranës

TIRANE- Në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak do të miratohet pagat e reja të punonjësve, ku përfshihen, Policia Bashkiake, drejtorët, punonjësit me kontratë, pastrueset por edhe paga e kryebashkiaku Veliaj. Ky i fundit do të ketë një pagë 174 mijë lekë të reja, ndërsa zv/kryetarët e bashkisë do të kenë pagë 140 mijë lekë. Veliaj do të përfitojë rreth 9 mijë lekë më shumë se paraardhësi i tij Luzlim Basha, i cili përgjatë vitit 2014-t ka patur pagën si kryebashkiak prej 165 mijë lekë. Paga e Veliajt do të jetë më e lartë edhe për shkak se Bashkia e Tiranës është shumë herë më e madhe nga ajo që ka drejtuar Basha në vitet 2011-2015.

Indeksimi
Ndryshimi i pagave të punonjësve të Bashkisë bëhet për shkak të indeksimit të përvitshëm të pagave (shkak inflacioni), e cila për Bashkinë e Tiranës nuk është kryer që nga viti 2009 dhe që ajo duhet ta zbatojë nëpërmjet një vendimi të Këshillit Bashkiak. Nga viti 2009 deri në vitin 2011, ky indeksim nuk u bë pasi këshilli i atëhershëm bllokohej vazhdimisht, ndërsa gjatë 4 viteve ku kryetar i Bashkisë së Tiranës ishte Lulzim Basha, ky indeksim nuk është kryer për mungesë të vullnetit të tij.
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve