INDI - Policia ka arrestuar 13 persona pasi përdhunuan në grup një 20-vjeçare, me urdhër të pleqve të një fshati, të cilët kundërshtuan lidhjen e saj me një burrë nga komuniteti tjetër.

Ky është dënimi që u dha nga pleqtë: Përdhunim në grup nga 13 persona!  Vajza u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën.

Policia arrestoi 13 personat dhe pleqtë që dhanë dënimin. Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës(20.01.2014), pasi sipas "trupit gjykues' të fshatit është krim të biesh në dashuri.

"Trupi gjykues" që përbëhej nga pleqtë e fshatit vendosi të marrë masa pasi djali kërkoi dorën e vajzës. Ata vendosën një gjobë prej 400 dollarë për secilin prej tyre.

Djali e pagoi detyrim që iu vendos, kurse familja e vajzës nuk kishte mundësi ta paguante. Kështu që, për 20 vjeçaren u vendos dënimi me përdhunim nga 13 persona.
               


(v.gj/shqiptarja.com)