DELHI - Sërisht rast pedofilie në Delhi. Një 5 vjeçare është duke luftuar me vdekjen pasi ishte rrëmbyer dhe përdhunuar nga fqinji i saj për 4 ditë.

Vajza u rrëmbye teksa ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë së saj. Më pas burri e kishte mbyllur të miturën në kantinë. Vetëm pas katër ditësh fqinjë të tjerë kanë dëgjuar thirrjet dëshpëruese për ndihmë të pesë vjeçares.

Doktorët raportojnë se: “brenda organeve gjenitaleve të së miturës janë gjendur objekte me të cilat e mitura është torturuar” . Doktor R.K. Bansal i cili e ka ekzaminuar vajzën e vogël është shprehur se: “Ky është një nga rastet më të tmerrshme që kam ekzaminuar”, dhe se 48 orët në vijim janë vendmitare për jetën e  vogëlushes .

INDI PERDHUNIMI
(Foto:Mjekët dhe ndihma e shpejtë për pesë vjeçaren e përdhunuar)
Ky është rasti i tretë i rrëmbimit të të miturve këtë muaj ne zonën e Delhit. Më herët gjate javës , një 10 vjeçare u rrëmbye teksa zbrise nga autobuzi i shkollës . Fundjavën e shkuar po ashtu një tjetër vajze u rrëmbye nga një fqinjë i saj , por familja e raportojë menjëherë krimin .

Redaksia online
(um/shqiptarja.com)