Indi, akullnaja artificiale reziston në shkretëtirën e nxehtë malore

Indi, akullnaja artificiale reziston në shkretëtirën e nxehtë malore

Ladakh, Indi

Në një mal në veriun e largët të Indisë, ndodhin ndryshime drastike të klimës.

Atje janë krijuar struktura akulli, të cilat nuk janë shkrirë edhe pas diellit të fortë.

Sipas CNN, kjo është një tokë ekstreme, ku reshjet e shiut janë të pakta dhe temperaturat shkojnë egërsisht nga të nxehta deri më poshtë 0 gradë. 

Vendasit thonë se është vendi i vetëm në botë, ku një njeri ankohet nga dielli dhe i ftohti në të njëjtën kohë.

Rajoni është Ladakh që do të thotë ‘tokë me ndryshime të larta’ një hapësirë midis dy prej majave më të larta malore në botë, Himalajet dhe Kunlun.

Por ndryshimi i klimës po e bën këtë tokë edhe më të thatë, duke sjellë probleme për fermerët, të cilët janë  pa ujë në muajt e rëndësishëm të mbjelljes, prill dhe maj.

 Ëangchuk, njëri nga ekpertët e vendit ëndërron të kthejë stupat në atraksione turistike, duke ndërtuar bare akulli dhe hotele akulli brenda tyre.

 "Do të jetë një përvojë ekskluzive për njerëzit që janë të gatshëm të paguajnë për të dhe paratë do të mundësojnë investimin për të sjellë ujin për fermerët”, ka thënë ai.

Ai mendon se stupa e akullit është një urë midis kulturave të ndryshme.

"Ne kemi dashur të integrojmë praktikat dhe besimet tradicionale me teknologjinë inovative, sepse ndryshimi i klimës nuk mund të trajtohet vetëm nga inxhinieria. Ne duhet të bashkojmë forcat", është shprehur ai.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën