Të apasionuar të shumtë pas futbollit dhe Lionel Messi-t mbushën stadiumin 80 mijë vendësh të ‘Salt Lake’. E gjitha me qëllim për të parë 8 herë fituesin e ‘Topit të Artë’, por parada e tij zgjati jo më shumë se 10 minuta. Kjo për shkak se argjentinasi u bezdis shumë nga të famshëm të Indisë të cilët i qëndronin pranë në çdo hap ku ai hidhte.

Për pasojë tifozët e panë shumë pak Messin dhe në stadium vazhduan trazirat, duke sjellë shkatërrimin në masë të tij. Një tifoz u shpreh se paguan deri në 114 euro dhe për asnjë çast nuk arriti ta shohë Messi-n. Pavarësisht kësaj argjentinasi do vijojë turin në vende të tjera të Indisë ku fillimisht inaugurojë statujën e tij 21 metra të gjatë.