Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi ku të paktën 45 persona kanë humbur jetën gjatë një aksidenti automobilistik.

Bëhet e ditur se në mesin e viktimave ndodhen edhe 7 fëmijë, ndërkohë që kanë mbetur 25 të plagosur.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në një zonë malore në shtetin e Telanganës.  Autobusi ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë. Mjeti po transportonte pelegrinët në fshatin e tyre, të cilët më parë kishin qenë në një tempull.

Raportohet se policia po punon për zbardhjen e aksidentit, pasi nuk dihen ende shkaqet.