INDI - Të paktën 42 persona humbën jetën në Mahbubnagar të Indisë, pasi serbatori i autobusit ku ata udhëtonin shpërtheu në flakë. Autobusi me rreth 50 pasagjerë po udhëtonte nga Bangalore për në Hyderabad.
Policia tha se të plagosurit u dërguan në një spital afër vendit të aksidentit. Sipas tyre, në tentativë për të parakaluar një makinë, autobusi goditi një kanal dhe serbatori i tij shpërtheu në flakë të cilat brenda pak sekondash përpinë çdo gjë.
Autobusi kishte 29 vende, por në listë numëroheshin 33 persona. Mendohet se disa të tjerë kanë hipur gjatë udhëtimit. Shoferi dhe 6 pasagjerë arritën të shpëtonin. Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Indi për shkak të cilësisë së dobët të rrugëve.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com