INDI - Autoritetet indiane vazhdojnë të llogarisin, dëmin e shkaktuar nga cikloni Phailin. Shumë shtëpi janë shkatërruar dhe rrugët janë bllokuar, si në Andhra Oradesh dhe Orissa. Ndërkohë, qindra mijëra vetë e kanë kaluar natën nëpër vendstrehime.
Deri tani, pesë persona kanë vdekur nga cikloni, shumë herë më pak se sa mendohej. Autoritetet vendase kanë bërë një punë kolosale për të lajmëruar njerëzit, shumica e të cilëve nuk kanë dashur t'i linin shtëpitë.
Stuhia shkatërroi linjat telefonike dhe ato të energjisë elektrike, por zyrtarët janë të bindur se kanë shmangur një humbje të madhe në jetë njerëzish. Ky është evakuimi më i madh në historinë e Indisë për raste të tilla.
Përgjatë së dielës dhe së hënës priten sërish rreth 25 centimetra reshje shiu në qytetet e Orissa-s dhe Andhra Pradesh.

Redaksia online
(erin dine/arsh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com