INDI - Drejtoresha e një shkolle fillore dhe burri i saj, janë akuzuar për vrasje, pasi 23 femijë vdiqën si pasojë e ushqimit të helmuar.
Rreth 50 fëmijë të një shkolle në Bihar të Indisë, u semurën rëndë pas vaktit të drekës të servirur në shkollë dhe gati gjysma e tyre vdiq.
Oficeri i policisë Varun Kumar Sinha tha se drejtoresha Meena Kumari dhe burri i saj do të dalin së shpejti para gjyqit dhe mund të përballen me dënimin me vdekje.
Policia zbuloi se burri i drejtoreshës, Arjun Rai, mbante pesticide në shkollë, të cilin e përdorte për fermën e tij.
Sipas raportimeve të policisë, një prej kuzhinierëve paralajmëroi drejtoreshën se vaji i gatimit lëshonte një erë të çuditshme gjatë gatimit, por ajo as nuk e kontrolloi atë.
Mendohet se nëse Meena Kumari do të kishte provuar ushqimin para se ai t’u servirej fëmijëve, ashtu siç kërkohet nga rregullat e Skemës së Vaktit të Mesditës në Indi, këta të fundit do të kishin shpëtuar.
Prindërit i varrosën fëmijët e tyre të pajetë në oborrin e shkollës në shenjë proteste për ‘neglizhencën e qeverisë’.
Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com