Ashtu siç tregoi edhe në llogarinë e saj në Twitter, kur dje në mëngjes kishte zbritur në Sidney, me habi vuri re se valixhja e saj me "sari" (veshje tradicionale indiane - shën. përkth.) nuk ishte në të njëjtin avion me të cilin kishte udhëtuar.
"Po nisem për në Cairns, por të gjitha veshjet e mia humbën. Nuk besoj se do të gjej ndonjë komplet sari në Cairns. Jam në telashe", shkruajti ajo në Twitter.
Pas disa orësh, menaxherët e "Air India" e gjetën valixhen dhe ia dërguan në mbrëmje, por tani ishte tepër vonë.
Mbrëmja gala' e G20-s, me përfaqësues të rëndësishëm të biznesit dhe politikës, përfshirë guvernatorët e bankave qendrore, kishte filluar./ATSH/
