Indi/ Fqinjët refuzuan t’a ndihmojnë, djali çon të ëmën në varreza me biçikletë, 17-vjeçari bën 5 kilometra zbathur (VIDEO)

Indi/ Fqinjët refuzuan t’a ndihmojnë, djali çon të ëmën në varreza me biçikletë, 17-vjeçari bën 5 kilometra zbathur (VIDEO)

17-vjecari duke transportuar trupin e të ëmës në varreza me bicikletë

Britanikja “Mirror” sjell historinë e Sarojit, një djalë adoleshent 17 vjeç, që ka transportuar nënën e tij të vdekur në varreza me një biçikletë pasi fqinjët refuzuan t’a ndihmonin. Saroj eci për 5 kilometra, i zbathur, dhe kur mbërriti tek varrezat, hapi edhe vendin e një varri i vetëm.

Saroj, nga Karlabahali, Odisha në Indi, është tashmë jetim pasi edhe i ati i kishte vdekur kur ishte 7 vjeç. Mamaja e tij kishte humbur jetën teksa po shkonte për të mbushur ujë. I biri shkoi t’iu kërkonte ndihmë fqinjëve por ata nuk e ndihmuan, sepse ata vinin nga një kastë më e ulët.

Dalit, ose siç njihet ndryshe sistemi i kastës në Indi ka më shumë se 3 mijë vite që është aktiv. Hindutë ndahen në grupe hierarkie, dhe sistemi përdoret gjerësisht edhe sot, pavarësisht se ndalohet nga Kushtetuta indiane që prej vitit 1950.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë